Hyrje Fjala per Ju... I arrestuar për aferën e inceneratorëve, ndërron jetë në QSUT Enver Sheshi

I arrestuar për aferën e inceneratorëve, ndërron jetë në QSUT Enver Sheshi

0
95

08 Janar, 2023 09:37

Ndërron jetë në spitalin e QSUT Enver Sheshi, i cili ishte një nga të arrestuarit për aferën e inceneratorëve. Mësohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arresti kardiak.

Mes të tjerash raportohet se Sheshi, administratori i kompanisë ‘Leli-17’sh.p.k është ndjerë keq gjatë qëndrimit të tij në burgun 313 atje ku qëndron prej disa kohës, ndërsa ishte dërguar me urgjencë në QSUT.Por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ka ndërruar jetë në urgjencë. Kujtojmë se kompania e Sheshit akuzohet se merrte pagesa fiktive për inceneratorin e Fierit. Aktualisht policia po vijon dokumentimin e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.