HYJNESHA HERA

0
87
Përg ROVENA KLEJO  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
HERA ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe grave të martuara. Binjakja Romake ishte JUNONA. Lidhja e Herës me Zeusin ka qenë shumë para se këta të dy të martohen.
Ata takoheshin në fshehtësi. Kur harmonizonin dhe stabilizonin marrëdhëniet mes të Zotave të tjerë të Olimpit dhe Zeusit si sundimtarë të përgjithshëm, atëherë, këta të dy lidhin martesë. Hera lajmërohet në shumë tregime mitologjike të asaj kohe.
Si më karakteristike për të ishte se, ajo, përveç fëmijëve të vetë, rriste dhe kujdesesh edhe për fëmijët tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pashoq luftonte kundër dashnoreve të burrit të saj.
Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e angazhuar në mbrojtje të grekëve luftëtarë dhe merrte pjesë në prurjen e shumë vendimeve të rëndësishme për luftën.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.