HISTORIA E NJË QYTETI TË FORTIFIKUAR : LISSUSI.

0
59
      JAK RROZHANI
Në juglindje të qytetit të Lezhës,në rrafshin e malit të Shelbuemit 408 metra mbi nivelin e detit,ngrihet Akrolissi-vendbanimi më i lashtë i kësaj treve , që sipas të dhënave arkeologjike daton nga shek , XI-IX para L.K. Në shek. IV-III u ngrit qyteti gjigand i Lisit në anë të kodrës sipër qytetit të sotëm të Lezhës 186 metra mbi nivelin e detit në brigjet e lumit Drin. Qyteti i Lisit u themelua nga Dionisi i Sirakuzës, si kolonia helene në vitet 390-385 para L.K. Qyteti bënte pjesë në teritorin e shtetit ilir dhe ishte sundura nga mbreti Agron,Teuta, Skerdilajdi, Genti etj. Monedhat e para fillojnë të priten në vitet 229 para L.K . Në vitin 213 para L.K, pushtohet nga Filipi V i Maqedonisë, pushtim i cili ishte i pari për këtë qytet . Në vitin 168 para. L.K , kur sundonte mbreti Gent , qyteti ra në duart e romakëve, shumë vite më vonë, më 48 para L.K , shndërrohet në fushë beteje midis vetë romakëve në luftën për pushtet midis Cezarit dhe Pompeut. Në mesjetën e hershme, qyteti dëmtohet rëndë nga fiset barbare, duke ngelur si një gropë në qiell të hapur . Ai rrudhoset aq shumë, sa që banohet vetëm buzë Drinit dhe në Akropol, pikën më të lartë të qytetit të Lashtë ku do të ngrihej kalaja mesjetare . Në këtë kala dallohen qartë  tre faza kryesore ndërtimi: ajo bizantine, veneciane dhe turke , duke qenë  kështu riforcimi i kalasë në vitin 1521. Sipërfaqja e saj është rreth dy hektarë .Ajo përbëhet nga tre porta të dyfishta hyrjeje, të mbrojtura me kulla nga të dyja anët . Brenda kalasë gjendet pjesa e fortifikimit, ku qëndronte zotëruesi i saj me familjen dhe administratën e tij . Në pjesën dërmuese të sipërfaqës së kalasë, qëndronte garnizoni mbrojtës. Gjithashtu në kala ndodhen dhe tre lera të mëdha uji që përdoreshin në rast rrethimesh nga armiku, xhamia Sulejmanie, si dhe disa ambjente të tjera funksionale të kohës. Pas rënies së Bizantit, zotëruese e saj bëhet familja e madhe e Dukagjinasve. Më pas këto të fundit , ia dorëzojnë venedikasve, të ci;ët vunë të drejtën e përfitimit të 1/3 e të ardhurave të qytetitRESURSET TURISTIKE - Bashkia Lezhë. Vlerat e mëdha arkitekturore dhe historike, por edhe peisazhi i mrekullueshëm , që të shfaqet para syve, duke filluar nag Kepi i Radonit deri në Ulqin, e kanë shndërruar kalanë e Lezhës në një vend peligrinazhi të madh, sidomos me ndriçimin rrethor komplet të saj, ku natën duket si një qytet i vogël llamburitës në majë të kodrës ku shtrihet sot qyteti I bukur e i zgjeruar i Lezhës,  ku numri,  i njerëzve nga vendi e bota, që e vizitojnë këtë vend historik, rritet nga viti në vit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.