HARAPI I BELEDIJES ( Zezaket e Shkodres)

0
336
Nga Lukë Luka  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Shkodra gjithmone ka kene nji qytet i hapun e interesant(metropol ne miniature), sepse aty kane jetu e punu disa komunitete emigrantesh si malazeze (potgoriçane), boshnjake, turq, italiane, hungarez (familja Ingrizi), hebtej -thirrun çifut (Shvarc, Kantozi, Arditi etj.), austriake (Camaj, Gargjola, Manajka etj.).
Keto kane ndihmu ne zhvillimin e qytetit ne shume fusha te jetes, si ne ate te elektricitetit, mekanikes, artizanatit, farmaceutikes, arkeologjise e deri ne ate te fotografise.
Gja e rralle per Shqipnine, ishte se ne Shkoder kane jetu edhe disa arabe – afrikane.
Keta ishin sjelle ketu ne shek.XIX- prej tregtareve shkodrane si dhe detareve ulqinake, qe me barkat e tyne ndalonin ne skelat e Mesdheut.
*
Njeni prej tyne ishte Harapi i Beledijes ( Bashkise), si punonjes i saj. Ky ishte kaq i zi, sa prej tij trembeshin jo vetem femijet, por edhe te rritunit! (Shpesh nanat, i “kercenonin” femijet tuej i thane: -Rrini urte se po therras harapin e Beledijes!
 )…
Nji tjeter ishte Harapi i Sapunit. Ky kishte kete nofke, sepse punoj tane jeten ne fabriken e tregtarit te ndershem Tef Pogu.KOMUNITETI EGJIPTIAN NE SHKODER, I LENE NE HARRESE NGA PUSHTETI LOKAL - YouTube
*
Te sjelluna si skllave te vogla, ka pase edhe harapesha, te cilat ne familjet shkodrane jane trajtu si vajzat e tyne, bile edhe tuej i martu e pajise me paje!..
*
Ne farmacine e Parruces ka punu nji farmaciste arabe me emnin Halime ( gru e bukur, me buze te trasha e me ngjyre te forte senegaleze), e cila mbahesh prej familjes Shurdha.
Nji tjeter, shoqe e saj harapeshe, ka kene mamija me emnin Zejnepe.Kjo ishte skllave e Hafiz Abaz Golemit.
*
Ne lagjen Sarreq – Ballabane ka jetu nji familje me ngjyre e natyralizueme me mbiemnin Drinazi. Vajza quhesh Shpresa. Kjo ka punu si punetore ne Institutin Pedagogjik. Vellai i saj,Halimi, ishte shofer. (Kur ai kalonte me makinen e tij “Zuk” ne te errun, meqe ishte i zi e nuk dallohesh, femijet thonin se kaloj nji makine pa shofer
 )!PROBLEME ME KANALIZIMET NE LAGJEN “LIRIA” NE SHKODER - YouTube
Baba i tyne, me emnin Ali, ka punu si kafexhi ( punetor me shtyp kafen ne havan),ne Rus Magjar.
Edhe ne punishten e gazozit (arançatave), ka punu nji arabo- afrikan!
*
Simbas studjuesit Kole Shtjefni, arabe prej vendeve te ndryshme te Afrikes, ka pase edhe ne katunde te Shkodres si ne Samrish, Mushan etj.
Te gjithe keta u asimiluen plotesisht si shkodrane!..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.