Hajde pra , kush don me u la e fërkojnë , dhe nja dy gra..!

0

Nga Xhuljo Ndreka

Qeshni , qeshni , t’ju shkoj goja deri tek veshi… me humor motmoti u shkoft , Xhuljo Ndreka  kështu ju thot:

SHPETOJË BIBA  KËTË VIT TË RI

Sonte biba ka gost n’shpi,

Mbetme gjallë dhe këtë vit të ri

Biba n’qejf kapsolla hell,

Për simjet kalojm me gjellë

Ed Ram ma paç jeten e gjatë

Pse me mbyt për dy kafshat

Vonë m’ra n’vesh se nuk e kam ditë

Me pre bibën ashtë traditë

As tradita se lot kamën

Tan të varfen …

E praë dojn Ramen!

….

Biba ulun kam mbi kamë

Për sivjet e lanën nam

Shqiptart s’kanë ku e ngjyejnë kafshaten,

Se m’ka shty Rama kontraten,

Tan për pare e kan ngusht ,

E ka mbledh tan popullin grusht.

I thot biba Rams ;kështu mbaje

Sot i vjet me gjën nandaje,

Se fal teje na shpetojë jeta,

Tanve u mbeti bosh kuleta.

PA IA NISË  DON ME MË BRAKTISË

Për shkak tand moj mendje lehtë

Caklan zemra më ka mbet.

Nuk e di ku don me dalë

Tash sa koh s’ma the nji fjalë.

Pse mëri po m’ban me mu

Se në sy të kesh betu.

Pa nis fare mrapsht e nise ,

U largove e më braktise !

SHOKU I NGUSHT , SI MUSHKU I DON DRUTË

Mu mbush mëndja t’flas për vedi

Në këtë muj kjoft beku shporeti

Shok ma të mir e shok ma të ngrohtë

Zor se gjeni në këtë kohë të ftohë

Veç se rrin tuj më kastigu

Tash e par e don kaj dru…

E pra edhe shoku ingusht

I dashka  si mushku  drutë!

Me pun tjera s’pata fat

HAJDE PRA KUSH DON ME U LA !

Du me hap një dush privat.

Se paisjet i kam t’ana

Sa t’ma japin lëjen Voltana.

Si biznes asht i papam,

Prej aty ju delni t’lam.

Do t’habitet tan dyrnjaja

Kur t’çoj kjosken te Isaja

Do t’çoj grup e furçë e brush,

Që aty me u la kush t’dush.

Nga ky dush del si bilbil

Me sapun e me milmil

E sfungjer per mu ferku

Per biznes ma leni mu .

Kam gjetë  puntore me u ferku

Mos me u lodhë  ti hiç nga t’lahesh

Është sojnikja t’ban lavazh

T’ferkon barkun edhe qafën

Ky biznes është për punë grash.

Lahën burrat cake e cak

Në daë brune , ne daç t’bardh

Lasja njote more djale

Të lane mirë e për merak

Nga një t’lame ekstra keni hak

A veç  në ardhëshin  pushtetarët

Këta kam më i la ma t’parët

Se janë  ba krejt   pa u la

Tan si Koken  duhet me i sbhperla .

 

JAM LUL BRAVA , E S’BAJ PALLAVRA

N’dor t’shqiptarve dhe njëhere,

Kush po niset për gjëver,

Ky gjëver kë përfaqson

E nusja te kush po shkon!

E thojn tan e tham dhe un

Nusja shkon ku ka krushq ma shumë,

Jan nda krushqit në dy pal,

S’asht partia si ma par

Rrajt njësoj e mendjen ndrysh,

Se na e ndanën partin n’dysh.

Të dy thonë e kem për ju

Se për vretëe s’kem nevoj

Në vënd të braveës  kem vu një hu

Më lëshu partinë ky mos  t’guxoj

Jam Lul brava , nga Kelmëndi sot u ula

Komunist Sali Berisha, thon t’hmbet Vula.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.