GURRA POPULLORE E LEZHËS BURIM I PASHTERRSHËM, NDËRSA M.MADHE PO SHTERRON ÇDO DITË

0
239
Nuk e meriton Malesia e Madhe Heshtjen Artistike nga Musa KURTULAJ  Gazetari shkodran skanon përmbytjet: Të mos ishte Vau i Dejës dhe Komani,  nga Shkodra deri në Laç do ishte bërë det! (Analiza e plotë)
Dje (e diel 1 tetor) ne emisionin ” E Diel” te TOP CHANNEL, iu kushtua një hapësire e konsiderueshme Gurrës Popullore te Lezhës. Ishte një paraqitje artistike mjaft denjitoze e pasurisë se larmishme kulturore te Lezhës, nga artistet pjesëmarrës te shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkisë Lezhe, Pjerin Ndreu. Nga njohja qe kam për lëvizjen artistike ne Lezhe si dhe nga paraqitja e djeshme, me është konsoliduar mendimi se një baze shume e forte e këtyre arritjeve është mirëkuptimi qe kane artistet lezhjane te te gjitha ngjyrave kulturore me njeri tjetrin, dhe harmonia qe është vendosur mes tyre e Bashkisë Lezhe. Ky mirëkuptim e kjo harmoni ka bere qe Lezha ta ruaj, ta pasuroje dhe ta çoje përpara traditën kulturore – artistike te përfaqësuar nga këngëtare, muzikante, kompozitor, valltar dhe njerëz te pasionuar pas këtyre vlerave. Ne Lezhe me duket se ka një unitet mes te gjithë këtyre faktorëve, ndaj dhe suksesi artistik – kulturor është i admirueshëm !
Tek sa por ndiqja gurrën popullore te Lezhës ne ekranin e TOP – CHANNEL (meriton te përgëzohet ky televizion për hapësirën qe u kushton këtyre vlerave nga te gjithë krahinat e Shqipërisë), me vinin ndërmend, si ne një film dokumentar, pasuritë kulturore – artistike për shume dekada me radhe te Malësisë se Madhe me 6-7 grupe dhe ansamble artistike ! Fatkeqësisht këto grupe i kane mbetur kujtesës , pasi qe ne vitin 1995 Malësia e Madhe nuk përfaqësohet me zyrtarisht me ansambël apo grup artistik ! Një trevë, qe për shekuj me radhe krijoi nga shpirti i saj tradita monumentale kulture autoktone dhe arti te pastër si gjaku i arbrit, ka rreth 30 vite qe heshtë kulturalisht ! Kesaj heshtje i duhet dhëne fund një ore e me pare ! Nuk them qe kompozimi dhe paraqitja kulturore – artistike e Malësisë se Madhe te arrije Lezhën, pasi e di shume mire se nuk i ka pasur dhe nuk i ka mundësitë edhe për shume kohe qe ta “kapin” Lezhën, por qe te zgjohet dhe te tregoje se Malësia e Madhe nuk është truall i djegur kulturalisht-artistikisht, kjo është plotësisht e mundur !Festivali Folklorik Kombetar: Vallja e brezave nga Artistet e M.Madhe.28.06.2023  - YouTube Mjafton për ketë qe te “thirret” vullneti i mire nga ata individ qe manifestojnë vlera kulturore – artistike si dhe nga ata qe janë dashamires e promovues te këtyre vlerave, shoqëruar me mbështetjen e fuqishme organizative dhe financiare te Bashkisë e donatoreve, dhe shume shpejt do te mund te ringrihet Ansambli Artistik te Malësisë se Madhe ! Mendoi se ne ketë drejtim një rol shume te rendesishem i takon te luaj Bashkisë, duke nisur qe me mënyrën e komunikimit me njerëzit e angazhuar individualisht si këngëtare, muzikante, valltare, etnografe e tjerë, për ti dëgjuar ata mbi problemet qe kane, dhe si e mendojnë përfshirjen ne organizimin kulturor – artistik ! Ky komunikim i çiltër është shume i rendesishem, pasi mungesa e organizimit kulturor prej 30 viteve, ka krijuar jo pak keqkuptime, paragjykime e dyshime si mes tyre e Bashkisë ashtu dhe mes vete njeri -tjetrit ! Këto duhet te tejkalohen me një vullnet te hapur nga secili prej tyre se individ dhe përfaqësuesit e Bashkisë, me qellim qe te mund te rindërtohet ajo qe është e rëndësishme për te gjithë “shtëpia e përbashkët” kulturore – artistike e Malësisë se Madhe. Për te treguar se nuk fugojnë ne Malësi te Madhe kapacitetet njerëzore ne ketë drejtim, po risjelle një koment qe kame bere me datën 20 shtator ne portalin “Malësia Channel”, duke marre shkas nga paraqitja e grupit artistik te gjimnazit “Sherif Hoxha” Koplik ne aktivitetin përkujtimor te 103 Vjetorit te Luftës se Koplikut, ku shkruaj:
“Njihem përciptazi me Merita Curri, mësuesen e talentuar të gjimnazit ” Sherif Hoxha” Koplik, por aktivitetin e grupit artistik të këtij gjimnazi e njoh jo pak prej disa viteve si gazetar, dhe mund të them pa frikë se është i barabartë me nivelin artistik të grupit të gjimnazit ” 28 Nëntori” Shkodër, nder gjimnazet elitë të Shqipërisë ! Merita Curri me ata djem e vajza të mrekullueshëm, së bashku edhe me ata të shkollave Bajzë, Hot, Tamare, Dedaj, Reç dhe Gruemirë, nëse do të përkrahej nga pushteti vendor dhe arsimi, shumë shpejt besoi se do të ia arrinte që të formojë Grupin Artistik Përfaqësues të Malësisë së Madhe ! Krijimi i këtij grupi do të ishte me shumë vlera përfaqësimi për Malësinë e Madhe, dhe do ti bënte nderë Malësisë ! Mendoj se drejtoria e kulturës në Bashkinë e Malësisë së Madhe dhe këngëtarët e kësaj zone si Elvira Fjerza , Jonuz Delaj , Pretash Nilaj , Rrok Gjelaj, Skender Xhafa, Violeta Deda, Sarabela Hasanaj, Vitore Nonaj e tjerë, apo aktivistet e njohura të kulturës si Dila Vacaj, Rita Kalaj Shkurtaj e Helena Lekaj, drejtoresha e qëndresë kulturore të fëmijëve, Liza Shabi, e të tjerë njerëz artdashës në Malësi të Madhe, e kanë obligim të bashkojnë vullnetin e tyre dhe, duke u mbështetur tek artistët e rinj si në gjimnazin e Koplikut e shkollat e tjera të përmendura më lart, të formojnë e fuqizojnë Grupin Artistik të Malësisë së Madhe ! Malësia e Madhe nuk përfaqësohet zyrtarisht me grup artistik që në vitin 1995 ! Kësaj situate i duhet dhënë fund ! Çdo ditë që humbët në këtë drejtim, është në dëm të prezantimit të vlerave kulturore dhe të traditave artistike të Malësisë së Madhe që janë pasuruar vazhdimisht, por fatkeqësisht ka më shumë se 20 vite që nuk administrohen në mënyrë të organizuar ! Nuk e Meriton Malësia e Madhe heshtjen artistike

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.