Gjergj Zefi – Se kush e qeverisë Shqipërinë gjatë këtyre 30 viteve mjafton të bësh një analizë të thjeshtë:Tiranë – Korçë 3 orë Tiranë – Shkodër 3 orë e 30 min…

0
255

 

Se kush e qeverisë Shqipërinë gjatë këtyre 30 viteve mjafton të bësh një analizë të thjeshtë:Gjergj Zefi - Se kush e qeverisë Shqipërinë gjatë këtyre 30 viteve mjafton të bësh një analizë të thjeshtë:Tiranë - Korçë 3 orë Tiranë - Shkodër 3 orë e 30 min... - NewsIn
Tiranë – Kukës 2 orë e 15 min
Tiranë – Vlorë 1 orë e 30 min
Tiranë – Korçë 3 orë
Tiranë – Shkodër 3 orë e 30 min
Politikanët shqiptarë i kanë alergji qytetet: Kanë ndërtuar rrugët që të lidhin me malësinë e Gjakovës, me malësinë e Skraparit, me malësinë e Kurveleshit e të Labërisë… Ama rrugët që lidhin Tiranën me Korçën e me Shkodrën, pothuaj të vetmit qytete që ka vendi, janë për faqe të zezë. Por edhe të dalësh nga Tirana të duhet të paktën 1 orë ..
Gjatë 8 viteve të fundit në rrugët e qarkut të Vlorës janë investuar 1.2 miliardë euro dhe në rrugët e qarkut Shkodër më pak se 40 milion euro…
E kuptoni tani kush na qeveris?! Katundarë qytetarofobë, rurale krahinorë, xhambazë turbofolk, anadollakë që mëngjes për mëngjes kanë të vetmin shqetësim: çfarë thonë për mua në fshatin tim…?
PS: I kujtoj deputetëve të Shkodrës që të mos harrojnë të plotësojnë formularin e deklarimit të dietave për Gushtin se kemi edhe Linditën me pushime…
Historia do ju mallkojë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.