Flokët nga kaçurrela m’i bëri të shtrirë

0
87
Teuta Osmani   
 – Dy poezi   sonte nga Amerika  vijnë  për lexuesin e revistës “Fjala” nga poetja  e talentuar  Teuta Osmani .Gjithënjë  poezit e sajë  janë, si një  shi i rrëmbyeshëm  që “lagun” kaçurrelat e njenjave  njerzore.-Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
Shiu…!
Një shi i rrëmbyer nisi të bjerë
Ndërkohë që isha në pritje, në Diell
Duke krehur flokët mes gishtave në erë
Më lagu, më bëri qull derisa u futa në derë!
Një shi i rrëmbyeshëm më zuri befas
Si një tradhëtar që udhëve të pret
Mes Diellit rreze isha duke shijuar
Të nxehtët dhe ndriçimin në sy, e në dell!
Një shi i rrëmbyeshëm më lagu qull
Sa u bëra gati të bëja me Diellin fotografi
U nxi, vranët çdo gjë mbi vetull e sy
Sikur të ish një prit a kurth e të qënit perri!
Një shi i rrëmbyeshëm më prishi bukurinë
Flokët nga kaçurrela m’i bëri të shtrirë
U ngjaja hijeve si pa asnjë dritë në trup
Sikur të isha një e ve, e që mbante zi!
Një shi i rrëmbyeshëm më rrëmbeu freskinë
Ngjyrat e stinës m’i ktheu në sytë, në gri
S’u besoja syve , e pse kaq papritur
Sikur të ngjall të humburin edhe frikën!
Një shi i rrëmbyeshëm nisi të bjetë
Ndërkohë që isha në pritje në Diell
Duke krehur flokët mes gishtave në erë
Më lagu, më blri qull derisa u futa në detë!
Njeriun! Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
Si mund të të kuptoja ndryshe pa të të ndjerë
Pa t’u afruar në mendime e n’sysh me ndjenjë?
Si mund të më bëje përvete pa m’u afruar
E si mund t’mos më dhimbseshe pa m’u ngjasuar?!
Si mund të të dashuroja pa të të parë thellë
Mes dritës së Diellit që vjen aromë e thekër”
Si mund të të mos ndiqja në çdo hap tëndin
E si mund të mos arrija në ty përmes mendimit?
Jam në çdo kohë me ty brenda meje
Edhe kur kohët çelin e kur zbehen
E mesditës marr rrezet e Diellit
E mesnate shijoj ëndrrat prej hënës!
Si mund të braktis unë vetveten
Ku Ajo më gjëmon si pas vetes
Si vet i dytë mes mendimit e jetës
Se jam një mes dy pjesësh, në ditënetët
E kam të qartë kur koha kthehet
Nga kohë e kaltër në të vranët
Ashtu sikurse nuk shkon me ëndrrën
Tek e gjitha, nuk është një lojë e thënë!
E kam të qartë mendimin dhe erën
Kur shoh se s’ka kufinj apo dhe derë
I lëmë të lirë të fryjnë nga erdhën
E ne prapë e dimë se kujt ja dimë vlerën!
Nuk është aspak zotësia mes mendimit
As forca e fjalës apo forca mundimit
Në këtë botë ku luhet mashtrimi për njeriun
Në këtë botë bien vet pre ata të qylit!
Ashtu siç besojmë në Zot gjithmonë
E Zoti është që po na tejçon
Në lartësinë në emër e në titull
Që jo gjithkush e ka në ballë “Njeriun”
Teuta Osmani
Amerikë. 30.08.2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.