Fjala zbukuron dhe lëndon

0

     Marash Gilaj

Kur i them fjalët me humor

si mëyra më e lehtë

dhe pa lënduar njeri

mund të them

edhe ndonjë të vërtetë

nder biseda

kudo në shoqëri.

Fjalëshumi ndihet superior,

në gjykimin e tij,

kur durimmadhi e dëgjon

i duket inferior.

Fjala ka jetë dhe histori,

le të kalojë përmes një filtri,

se po fole veresi,

shkakton bezdi.

I dituri flet edhe kur hesht,

ai kupton më shumë

se ç’është thënë,

ndersa tjetri të çan veshët.

Fjala përdoret edhe si karrem,

ndonjëherë si hipnozë.

Fjalëpakti është më i besueshëm,

ka edhe fjalë që nuk duhen thënë.

4 Janar 2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.