FAMILJET QË BANOJNË TE KONVIKTI “SAFET SPAHIA” PROTESTOJNË

0
488

Familjet e pastreha dhe jetimët që bashkia Shkodër kërkon t’i nxjerrë nga konvikti “Safet Spahia” ku janë aktualisht për t’i dërguar tek konvikti i shkollës “Arben Broci” kanë zhvilluar një protestë tek bashkia. Fillimisht tentuan që të takojnë kryetaren e bashkisë Voltana Ademi por nuk ia kanë arritur ndërsa nuk morën asnjë përgjigje….
Një nga jetimët që jeton aktualisht tek konvikti i shkollës “Arben Broci” tregon se kushtet atje janë të mjerueshme…
Bashkia Shkodër i ka dërguar një shkresë për të liruar mjediset e konviktit “Safet Spahia” me justifikimin se aty do të bëhet një rikonstruksion por familjet e pastreha nuk e besojnë se do t’i rikthejnë prap aty. Komisioni i shërbimeve sociale dhe strehimit i këshillit bashkiak i ka dërguar një shkresë bashkisë Shkodër duke i kërkuar informacion mbi konviktet, banorët dhe godinat e reja sociale.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.