Familjes Bahçja i Duhet Kërkuar Ndjese !

0
MUSA KURTULAJ    Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
-Nuk mund te burgoset për asnjë rrethane një grua qe ka lindur foshnjën 10 dite me pare –
Para gazetarve ne Shkoder, paradreken e se martes, personi në foton në vijim u prezantua me emrin Nazmi Bahçja nga Drishti i Postribes. Ai dencoi burgosjen e bashkëshortes se tij, e ndaluar 10 dite pas lindjes, pasi duhet te kryej 50 dite burgim ne burgun e grave Tirane. Sipas bashkëshortit Bahçja, vendimi i gjykatës ka ardhur pas denoncimit qe kishte ber ish-bashkëshorti i pare i gruas se tij se “ajo kishte braktisur fëmijën” ! U gjobit me 250 mije leke te reja gjobe por gjykata e konvertoi ne 50 dite burgim, ndaj u dërgua ne burg për vuajtjen e dënimit !
Por problemi alarmant ne këtë rast qëndrojnë ne faktin se ndalimi dhe dërgimi ne burg, është bere 10 dite pasi ajo ka lindur foshnjën !!!!!!! Kështu denoncon Nazmi Bahçja ! Pikërisht ky rast meriton te hetohet me shume vëmendje e përgjegjësi se çfarë ka ndodhur pasi, sido qe te jete, nuk mund te burgoset për asnje rrethane një grua qe ka lindur foshnjën 10 dite me pare ! Kush e ushqen foshnjën e sapolindur ? Prandaj është një rast i padëgjuar me pare, një rast flagrant qe duhet hetuar ne detaje se i qëndron e vërteta, dhe jo vetëm qe gruaja e burgosur duhet te lirohet sa me pare dhe te shkoje ti shërbejë foshnjës, por asaj minimumi duhet ti kërkohet ndjese nga gjykata, prokuroria apo policia ! Me qarte, ne emër te institucionit qe nuk është treguar i vëmendshëm ne këtë rast, duhet kërkuar ndjese, dhe raste te tilla as te përafërta me to, nuk duhet te përsëriten pasi është e pafalshme !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.