Elisa Spiropali:Spiropali: S’merrem me luftëra të brendshme.Preferoj të  shkojë të shoh bukuritë e kalasë së Rozafës”,

0
207

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali flet për situatën në Partinë Socialiste dhe porositë që iu la kreu i qeverisë dy ditë më parë në Asamblenë e PS-së. Spiropali tha se nuk merret me luftëra të brendshme, kur u pyet nëse brenda forcës së saj politike ka tensione.“Unë nuk merrem me luftëra të brendshme, unë as që nuk i shoh ato dhe nuk di ku janë. Unë merrem me çështje të jashtme, me ata që kanë përballë patjetër me të gjithë etikën dhe respektin për ta si njerëz e kolegë, por duke qëndruar për çështjet e mia dhe për ato që besoj dhe të kësaj qeverie. Preferoj të 

shkojë të shoh bukuritë e kalasë së Rozafës”,-tha në Euronews”.Për axhendën e vizitës Blinken në Shqipëri dhe takimin e tij me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, Spiropali shpreh se, “di që do ketë vizita me kryeministrin dhe ndoshta autoritete të tjera, nuk di të them, por nuk e shoh as të çuditshme në fakt, sepse reforma në drejtësi ka qenë e mbështetur edhe nga kjo qeveri, nga kjo shumicë, nga PS, por edhe nga partnerët tanë, pa të cilët ne nuk do të kishim mundur që ta çonim në fund dhe ta materializonim vizionin tonë dhe përpjekjen tonë, si në parlament ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve të reja, të cilat po dëshmojnë ditë pas dite se po dinë dhe po duan ta kryejnë detyrën e tyre”.Spiropali u shpreh se Shqipëria është një partner i SHBA, në të gjitha pikëpamjet. “Edhe pse ne jemi një vend më i vogël, kemi dëshmuar se dimë që të mbajmë peshën tonë, të ndihmojmë aleatët tanë, t’i gjendemi vendeve si Ukraina, apo krizës në Afganistan me mbajtjen dhe mikpritjen këtu të afganëve, ashtu siç dimë që edhe së bashku me partnerët tanë dhe me SHBA-të, të ndërtojmë institucionet tona që janë guri i themelit dhe janë garancia që të gjitha punët e tjera të mira të Shqipërisë dhe të gjitha reformat të mos kthehen mbrapsht”, u shpreh Spiropali.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.