Nderime për bashkëfshatarin tonë, z. Llesh Medha si organizator dhe kontribues për organizimin e kësaj feste në fshatin Rreja e Velës për t’i dhënë gjallëri zërit të Velës.
Sepse, Vela e ka zërin e saj, me bukuritë natyrore me gjelbrim të përhershëm, që e ka bekuar vetë Zoti.
Me fshatin e bukur në luginë, mbështetur në malin me të njëjtin emër, Mali i Velës me lartësi 1172 m. mbi nivelin e detit, në majë të të cilit flet legjenda e spirancave të anijeve dikur, dhe mbi kurriz të saj sot, na shëndrit një Zojë e bukur ”Zoja e Dritës”, si Mirditën ashtu edhe Lezhën.
Vela e ka zërin e saj në gjurmët e para të arsimit në Mirditë, që në vitin 1632 që nis me shkollën e Velës.
Vela e ka zërin e saj, në rreshtat e ndritur të historisë, me Bajraktarin e saj Kol Toma i Velës, një figurë shumë e rëndësishme patriotike për rolin e tij në lëvizjen për pavarësi kombëtare, si kontribuesi kryesor për ngritjen e flamurit në Lezhë dhe në Rubik.
Vela e ka zërin e saj, në kullat monumentale të kohërave, dhe këngët që këndoheshin nëpër sofrat e këtyre kullave.
Vela e ka zërin tek bijtë e saj zotërues të profesioneve të shumta, duke filluar që me profesionin mé tê veçantë, dy piloté avioni, si dhe armatën e madhe të mësuesve dhe profesioneve të tjera, ekonomistë, piktorë, skulptorë, agronomë, ingjinierë etj, që i ka nxjerr nga gjiri i saj ndêr vite.
Vela e ka zërin e saj tek njerëzit e punës dhe të sakrificës për t’a sfiduar varfêrinë dhe skamjen. Vela e ka zërin e saj tek rinia e kulturuar që po arsimohet pa rreshtur sot nëpër të gjitha universitetet.
Vela ndoshta është lënë pak në harresë dhe nuk duhet lënë. Prandaj bashkohuni të gjithë në këtë festê që ti japim gjallëri zêrit dhe emrit të saj.
Ju mirëpresim!
12.08. 2023