E SHTRENJTA IME!

0
135
Vullnet MatoMund të jetë një imazh i 1 person
E shtrenjta ime , grua moj,
jeta jonë, u nis të shkojë…,
Ah, sa keq, moj, ah, sa keq
si papritur u bëmë pleq!?…
Kur isha kaproll e ishe sorkadhe,
s’dinim se vinte pleqëria me halle…
Unë të trokita në zemër një ditë,
dhe ti më trokite fort në shpirt!
Të desha, si s’desha tjetër njeri,
pa ditur se do humbisje atë bukuri…
Më deshe, si askush tjetër,
pa menduar se do bëhesha i vjetër!
Vilja tek ti, mollë e dardha,
pa menduar për thinja të bardha….
Dhe nuk dyshuam, asnjëherë
se jeta ish, sa për t’i marrë erë!
Kur çelnim lastarë, e degë të reja,
dukej prapa botës, dimër rrufeja…
Pleqëria na dukej, larg një shekull,
teksa po vinte, si nëpër mjegull!
E bukura ime, grua e shtrenjtë,
jeta jonë, ka nisur të shkojë…
Zoti mos na ndaftë shpirtrat veç,
kur të fluturojmë, nga kjo jetë!
Të jemi bashkë dhe në parajsë,
atje, unë si djalë, e ti si vajzë…
Të fitojmë kohën humbur, në rini,
kur andrallat na lanë pa dashuri!…
Mund të jetë një imazh i 2 persona

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.