Dera e hapur, sofra e shtruar, zëmra e bardhë që pret e percjell, miq , shokë, koleg, të aferm nga të gjitha nacionalitet , është dera e shtepisë e intelektualit të njohur në qytetin e Tuzit , dhe në tërë M.Madhe , dhe më gjërë, z, Nikollë Gega.Sot në drekë , dhe ne si shumë të tjerë , ishim mysafirë , tek miku ynë I mirë Nikollë Gega.Teksa ka dalur dhe na ka pritur në derën e oborrit, tamam ashtu siç e ka traditë malësori, dhe na ka uruar mirëseardhjen në shtepoinë e tij , Nikolla nuk ka nguruar të na bëjnë dhe një “vrejtje” të vogel. – Unë ju kam pritur të vini dedhe me shokë të tjerë, mbrëmë dhe sot Zoja rruzare thot Nikolla na ka “urdhëruar” të hapim derën , dhe të shrtrojmë sofrën për mysafir nga të gjitha anët , brënda shtetit të Mlit të zi , dhe shtetit Am, Shqiperisë.Tavolina , ose siç I themi ndryshe sofra është mbushur plot, të gjithë trokasim gotat dhe urojmë Gezuar Zojen e Trieshit!të gjithë ndihemi aq mirë , dhe aq rehat , sa dhe bisedat janë aq të larmishme , sa vet kolori I kësaj pranije mysafiresh , në këtë familje malësorë prej së verteti.Ajo që do të mund të vlersohet e veçanta e kësaj feste të bardhë , është realiteti , I një vlerë qytetare Europiane.Tavolina hërë pas- here shtohej me mysafirë që vinin cdo çerek ore. Kësisoj veçmas mjaft prej intelektualve vëndas, si prof Rrok Gjolaj , apo legjendës së gjallë Shtjefen Ivezaj, këtu ishin në këtë sofer edhe nacionalitete tjera vecmas Shqiptarve, ja njëri prej tyre një intelektual I përmasave të mëdha Predrag Kruniq. Në bisedë më ne tregoj se edhe pse është Malazes me kombësi , njëri ndër shokët e tij të ngusht prej 2o viteësh është Nikoll Gega, ndaj dhe ka ardhur në këtë festë.Lufta e Lepantos solli një prej fitoreve më të mëdha në historinë e Evropës. Flota detare e Venedikut dhe Spanjës e kishin dërmuar keq flotën detare otomane të luftës. Ky triumf i madh evropian u njoftua më 7 tetor të vitit 1571. Evropa kishte lutur natë e ditë Zojën e Bekuar për këtë fitore. Ishte lutur Zojës në qiell për shpëtimin e këtij kontinenti nga pushtimi barbar i hordhive turko-otomane. Lutjet e tyre kishin kontribuar shumë për shpëtimin e qytetërimit të këtij kontinenti. Kisha Katolike e kishte shpallur ditë fetare të veçantë 7 tetorin dhe qysh atëherë e sot kjo ditë festohet me ceremoni e meshë kudo në botën katolike. Kjo ditë në kalendarin e Kishës është pagëzuar me emërin “Zoja Rruzare”. Mijëra famulli nëpër botë u pagëzuan me këtë emër të dashur. Kështu ishte emëruar edhe kisha e vendlindjes sime. “Zoja Rruzare” e Trieshit festohej gjithëmonë te dielën e parë të Tetorit në mënyrë madhështore me miqë e bija, me nipa dhe mesa. Banorët autokton të Trieshit e kishin festuar këtë ditë për shekuj të tërë. Ajo pjesë e Trieshit që kishte prejardhjen prej Ba Keqit festonte Ditën e Sh’Njonit më 29 gusht, ashtu siç festonte dhe Hoti, pasiqë këta kishin qënë një vëllazëri. Lutja e ndarë e kësaj feste kishte krijuar situata të papërshtatshme për Trieshin. Por paria e vëndit kishte kërkuar nga autoritetet e larta fetare që krejt Trieshi ta festonte Zojën Rruzare të dilën e parë të tetorit. Ata që kishin festuar Sh’Njonin kishin hequr dorë nga festa e tyre më 29 gusht. Edhe pasardhësit e Ba Keqit kishin pranuar si festë të tyre Zojen Rruzare.