DY RECENSIONE, PËR LIBRIN JETËSHKIMOR “GJURMË, NËPËR UDHË…”

0
654

1.

Më shumë se tetë vjet më parë, pra në mars 2010, botova librin e parë jetëshkrimor, “Endrrat ‘e grisura’ të jetës sime”. Ai u përurua në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytet, me praninë e mjaft familjarëve, kolegëve e miqëve, dashamirësve e mjeteve të komunikimit masiv.

Po, më kishte mbetur “peng” që, përsëri, t’u kthehesha “udhëve” të jetës sime. Ndërsa, tashmë, në një formë tjetër. Kështu, para disa kohësh, publikova librin e dytë jetëshkrimor, me titullin “Gjurmë, nëpër udhë…”(Tiranë, 2018). Në të janë përshirë disa Biseda të zhvilluara, në kohë të ndryshme, shkrime për librat e mi, poezi e mesazhe të shumtëe me foto, që më kanë dërguar kolegë e miq etj.

Nuk dua të zgjatem, po dëshiroj që, në këtë shënim, të përshëndes e të falënderoj, dy autorë që kanë botuar recensione për librin tim të ri, si dhe redaksitë e gazetave, që i kanë publikuar ata.

2.

Shkrimin e parë, me titullin “Gjurmët”, si dëshmi e një jete vitale”, e ka botuar poeti e prozatori i njohur, autor i mjaft librave me tematikë të larmishme, Përparim Hysi ose “Papi”, siç i themi ne, miqtë e tij. Ai  është publikuar, në një faqe të plotë (nr.16), në gazetën krahinore, “Besëlidhja Gorare”, me botues mikun e përbashkët, Koci Tahiri.

Me aftësitë  dhe dashamirësinë, që e dallojnë, Papi ka bërë një vlerësim professional të tërë librit, për të cilin i jam shumë mirënjohës. Të më falë lexuesi, se po shkëpus vetëm pak radhë nga ky shkrim: “Ke bredhur gati tërë Europën dhe, veç kësaj edhe Amerikën. Sado që ke shkuar si vizitor,  kudo ke lënë gjurmë.Kudo është ndjerë ai lapsi i mprehtë prej gazetari profesionist dhe jo vetëm kaq: Ana më e shndritshme e kësaj “medaljeje shkrimesh”, nëse shprehem kështu, është ajo e ATDHETARIT…”.

Po të njëjtat vlerësime ka bërë edhe arsimtari veteran, publicisti e studiuesi Sejdo Harka. Ai publikoi në gazetën “Dita” shkrimin, gjithashtu një faqe, me titullin: “Gjurmë” të një jete të trazuar, por të suksesshme…”(Tiranë, 16 shtator, faqe 19).

Pasi ka bërë një përshkrim, prej një profesionisti, të përmbajtjes së këtij libri, ky autor e mbyllë recensionin e tij, me këto radhë: “Në pamundësi që në këto shënime të shkurtëra të përmendim të gjitha vlerësimet e bëra për Prof.M.Gecaj, në këtë libër sa autobiografik, aq dhe monografik, së fundi, po e mbyllim me vargjet e shkrimtarit, publicistit dhe “Mësuesit të merituar”,Bardhyl Xhama: “Murat Gecaj, nga Tropoja,/burim fjala e mjaltë goja!”

Nga: Murat Gecaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.