Dy info nga Bashkia Shkodër

0
307
Në zbatim të planit të veprimit për vitin 2020 për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta kulluese, vazhdon puna në njësit administrative Dajç dhe Berdicë.
Konkretisht, në Dajç vijon ndërhyrja në fshatin Pentar me një gjatësi totale 18.300 metër linear. Është bërë e mundur pastrimi i kanaleve të dyta dhe të treta kulluese me një gjatësi 7430 metër linear dhe volum gërmimi 8240 m3. Aktualisht po punohet në pastrimin e KK III -143 me gjatësi prej 700 ml me volum gërmimi prej 840 m3.
Puna vijon dhe në Berdicë pasi ka përfunduar plotësisht pastrimi i kanaleve të dyta dhe të treta në fshatrat Beltojë dhe Mali Hebe me gjatësi rreth 23.500 ml me volum gërmimi prej rreth 18 050 m3.
Në fshatin Trush po ndërhyhet në pastrimin e rreth 28.000 ml kanale kryesisht të treta. Konkretisht po punohet në kanalin kullues KK III – 409 (Lagjja Jakej) me gjatësi prej 600 ml dhe volum gërmimi 540 m3.
Sot janë nënshkruar kontratat për fillimin e zbatimit të punimeve në investime të reja në infrastrukturën rrugore.
 Rehabilitim i qendrës në fshatin Shtoj i Ri. Subjekti zbatues i punimeve është GYSI shpk, një investim i Bashkisë Shkodër me vlerë 11.011.942 lekë me TVSH.
⚪Sistemim- asfaltim rrugë dytësore në fshatin Guci e Re, subjekti zbatues i punimeve është shoqëria NIKA shpk. Investim i Bashkisë Shkodër me vlerë 9.697.409 lekë me TVSH.
 Sistemim- asfaltim i rrugës së varrezave në fshatin Grudë e Re. Subjekti zbatues i punimeve është shoqëria DELIA IMPEX. Investim i Bashkisë Shkodër me vlerë 9.900.669 lekë me TVSH.
 Sistemim- asfaltim rruga “Drini” në fshatin Zues. Subjekti zbatues i punimeve është shoqëria SMO VATAKSI shpk. Investim i Bashkisë Shkodër me vlerë 2.761.049 lekë me TVSH.
 Sistemim- asfaltim i segmente rrugësh Rilindja- Demokracia- Hotit në fshatin Hot i Ri. Subjekti zbatues i punimeve është shoqëria “Vëllazëria”. Investim i Bashkisë Shkodër me vlerë 6.006.119 lekë me TVSH.
Sistemim- asfaltim i rrugës Vukatanë – Guri i Kuq (Loti i I) në NJA Guri i zi. Subjekti zbatues i punimeve është shoqëria SMO VATAKSI shpk, një investim i Bashkisê Shkodër me vlerë 11.176.532 lekë me TVSH.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.