Duroni deri pasdite !

0
đ—„đ—Čđ˜€đ—”đ—·đ—Č đ˜€đ—”đ—¶đ˜‚, đ—Żđ—Œđ—żđ—Č̈ đ—»đ—Č̈ đ˜‡đ—Œđ—»đ—źđ˜ đ—ș𝗼đ—čđ—Œđ—żđ—Č, đ—·đ—ź đ—œđ—źđ—żđ—źđ˜€đ—”đ—¶đ—žđ—¶đ—șđ—¶ đ—¶ đ—șđ—Œđ˜đ—¶đ˜ đ—œđ—ČÌˆđ—ż đ˜€đ—Œđ˜
Vranësirat dhe shirat e dobët mbeten prezent në pjesën më të madhe të vendit ku më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.
Sipas MeteoAlb, në zona të thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore.
Pas mesditës dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësira e lehta të jenë dominante në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.