DUKE FOLUR URATË

0

Ti je shejtani i tapëzuar në shishe
Si shampanja ortek në gotë-kristal,
Turbullim i livadheve të mendjes sime,
Aortë që më rrjedh nga kupa Graal.
Të prerat e thonjve i ndjej në lëkurë
Si vjaskë frymëmarrje në krahëror,
Piskama më murmurit në vesh si dikur,
Dhe nanuris; shtrëngomë prapë – o horr…
Dua ta zë përfund mërinë e natës tënde,
Të zbërthej komçat e këmishës së zezë;
Pa të thënë “të dua”, pa puthjen e ëmbël,
Fitilin e dinamitit në mendje do ta ndez.
Pastaj muskujve të tokës do i lëmë një amanet.

NGA: ALMA JAKU

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.