Mbamë, mbamë fort mbi krahë,
rrotullomë në erë, jam pupël,
s’të rëndoj, të mbush gjoksin me pranverë.
Në mendofsh se je plak e s’të mban takati,
bëhem zanë e të jap forcë,
gjiri im të forcon shtatin.
Mbamë, mbamë fort mbi krahë,
rrotullomë në erë, pleqnoma merakun tim,
këtu më ke përherë.