…Ec moj nënë e mos kij frike , se ke djemt në Amerike! Është ky postulat I njohur tek ne Shqiptaret , këtu e shekuj më parë. Edhe sot Djemt Malësor që jetojnë e punojnë në Amerike, asnjëherë nuk e largojnë mëndjën nga atdheu I tyre. Një shembull mjaft sinjifikativ , ështe fakti I djemve të fshatit Lulashpepaj në Hot të njësisë Kastrat M.Madhe.Te gjithë pa perjashtim keta djem që jetojnë në Kanda dhe Amerike, janeë dakordësuar dhe kane derguar në vëndlindje parat për të shtruar në asfalt rrugën e fshatit të tyre. Ndaj ky model kaq fisnik I bijve te fshatit Lulashpepaj , ketij fshati qe realisht dikur në kohën e Partisë së Punës, konsiderohej I gjithi fshat “rreaksionar”, edhe këto vite demokracie të gjithë kandidatet qoft per deputet apo kryetar Bashkie u kanë premtuar, por asnjëherë së e kanë berë realitet premtimin. Këteë fakt e thonë të gjithë banoret e kdetij fshati të cilët falenderojnë pa mas sejcilin prej atyre djemve kontribues, të cilet kanë premtuar se do vazhdojne serish për të kontribuar por fshatin e tyre të lindjdes. Nderkaq një falenderim kanë ksëta banore edhe per dom Ardian Arren priftin e fshatit Hot I cili ka kontribuar dhe lobuar gjatë qëndrimit të tij ne Amerike per të grumbulluar keto para, Po kështu edhe kryetari I Bashkisë Tonin Marinaj thonë banoret e fshatit qe u ështe pergjigjur duke iu bashkuar investimit në këtë rruge .Ja prfa ky fakt është tregues i Atdhedashurisë reale , jo I atyre fallcove ne rrjetet sociale që rëndom e hasim thuajse çdo ditë .