DITARI I NJE ZEMRE TE LENDUEME

0
166

AMERIKA NË LUFTË
Pothuajse dihej e pritej hymja e Amerikës në  luftë.
Qysh me kohë e ndihmonte nga çdo anë Anglinë dhe paraqitej sheshit kundër Boshtit Romë-Berlin. Gjermanët, me arsye kanë të drejtë me pyetë, se përse, gjatë këtyne 25 vjetëve, dy herë, në këto të dy luftna botënore, po angazhohen, me të gjitha forcat e veta, për damtimin e te tjeréve. Amerika u sulmue befas në Hawaii, në fillim të këtij mueji, nga imperializmi japonez. Gaboi shumë Japonia, ndoshta e nxitun prej inteligjiences angleze dhe nga cdo anë e botës qet benzinë në zjarm për ta shmangë përvëlimin e vet.
Keto ditë të Krishtit njerëzit po i kalojnë tue vra e tue dhunue njeni tjetrin, pa u ra ndër mend për Shelbuesin…

Prenk Gruda,

Tiranë, me 25 dhetuer 1941

LUFTA PO VIJON  Prenk Gruda (1912-1999) - Shkoder.net...
Po rri në të njajtin vend e po shkruej në të njajtën kohë e ditë. Pata ndigjue tri vjet të shkueme të parën komunikatë gjermane, kur Hitleri sulmoi befas Poloninë. Po atë ditë ra edhe ai viktima e dipolomacise, sepse muer përgjegjësinë e randë të kësaj lufte të mbjellun nga ndamja e padrejtë që i kishin ba botës Anglia e Franca, mbas Luftës së Parë Botnore. Polakët luftuen trimnisht, veçse kavaleria e tyne me arme e mjete te vietrueme dhe me një ushtri krejt të papregaditun për luttë të rrufeshme, nuk mujti me përballue ushtrinë gjermane aq të fortë, të disiplinueme dhe e pajisun me arma e mjete moderne. Mandej pabesia ruse, që u ra mbas shpine krejt befas, kur ishin per vdekje të kapërthyem me gjermanë, i detyroi, të mjerët polakë, me kapitullue mbrenda muejit. Atëherë Polonia qe ndamë në mes të Gjermanisë e të Rusisë, simbas traktatit famëkeq Hitler-Stalin, t’atij gushtit, kur marksizmi qe marrë vesh e pajtue me fashizëm me e ndamë botën… Me atë rast, Ariu i Veriut i zbuloi ma mirë se kurrë dhambët e kthetrat gjaksore. Komunizmi me demagogji aq të bukura mashtruese Lenin-Stalin, mbaroi qysh atëherë për këdo me logjikë e mend në krye.
U pa e po shihet mjaft mirë se rusët kanë ndryshue vetëm taktikën e carëve e jo strategjin, sepse qëllimi i tyne ka kenë e asht me robnue popujt e kombet, tue helmue rininë naive dhe masat dërmuese të popujve te vendeve të mbrapambetuna, që shpresojnë se me anë të komunizmit kanë me shpetue nga vobegésia e mjerimet tjera jetësore. Lufta po vijon me ashpërsi në Europë në Afrikëe e në Azi. Hitleri bërtet tërbueshem, tue kërcnue tanë botën që asht kundra, kurse Churchilli rren e mashtron njerëzimin me fjalë e premtime te bukura. Stalini ka dal edhe ma mjeshtër: ua ka qitë kushtrimin gjithë njerëzve ndër tana anët e dheut, që të çohen në luftë për shtrimjen e komunizmit nën kontrollin Sovjetik, ndërsa Roosvelti truprishun, i ka bashkue e vu në hulli të luftes pasunine e teknikn ma të madhe të globit dhe me gangstere të Amerikës, të infektuem edhe me mëni çifute, nuk po len gja pa ba, tue shkatërrue e rrenue me zjarm e hekur, çdo vend që mundet me mbërrijtë.

Prenk Gruda,
Tiranë, me 1 shtatuer 1942

 OPINIONE PËR LUFTËN 
Erdha në Shkodër për punë të mia. Takova shumë njerez me dituni e prirje të ndryshme politike, për me kuptue diçka ma tepër për këtë

luftë botënore e për të ardhmen tonë, por fatk

 

eqsisht nuk përfitova kurgja, përveçse opinione pa kurrfarë bazash. Keto primje politike, nëse na lejohet me i thirrë të këtilla, kanë tradita mjaft të vjetra në Shkodrën tonë, sa i pshtjellojnë edhe njerëzit e shquem. Ndokush

andrron marshimin e Turqisë në Ballkan me ndihmen e Amerikës, ndokush tjetër ende qendron mbas qerres së thyeme fashiste, dikush beson me fanatizem në mrekullina gjermane, per shpikje të reja në arme lufte, dhe disa të tjerë kanë besim të plotë në Anglinë e në politikën e saj të thellë, në peshim e në bilancim të drejtë botnuer. Kurse të tjerët, që përditë shtohen, tue i shtue edhe veprimet terroriste, e presin shpetimin me të mira per njerezimin vetem nga ushtria e kuqe me drapën e çekiç të Leninit. Te Dugajët e Reja, ndesha befas në toger Zef Prenkën, që vinte nga jugu me leje, për tè pa familjen. Prej bisedes kuptova zjarmin përvëlues të luftes civile, qe paska lëshue rrajë në Toskëni dhe katastrofen qe qenka tue u formue atje, për me shkrepë, mandej rrufeshëm mbi të katër anët e viseve shqiptare. Luftën pér të miré a pér të zi, nén drejtimin e huej, e kanë marrë përsipër komunistat dhe gjasa asht se kanë me e futë popullin në kurthe me mashtrime e dredhina aq të bukura e të përshtatuna për masén. Sikur të ishte pér pak kohë, pata me dashtë triumfine tyne, sa me i shkatërrue miré këta nacionalista mendjendryshkun, qé nuk po duen me u bashkue dhe me i dalë zot atdheut. Por prap, mos qoftë thanë me ndodhë kshtu, sepse atëheré furra e kuqe kishte me i kapërdi edhe shqiptarët e ndershëm e shkollarét e ditun, qé rrethanat e kohës e kushtete mentalitetit shqiptar i detyrojnë me ndejë veçmas, ose në kapércyell. Edhe kushtet ndërkombëtare janë tue na pshtjellue shumë, sidomos ndihma morale e materiale, që po u jep Anglia e Amerika partizanéve, po e afrojnë popullin me komunista.

Prek Grudës
Shkodër,  me 6 fruer 1943

KU ASHT MËSHIRA?
Po ban shumë ftohët. Ngrimë për së gjalli. “Temperatura zbriti mbramë ma poshtë se kurr», thotë vezhguesi i kohës për Salzburg me rrethe. Dy femijë dhe një grue u gdhinë sot të ngrimë akull. Po i qajnë njerëzit e tyne dhe u tmerruem e, me zemr, po qajmë edhe na. Shumica dergjemi ndër këto barka të ftohta. Nuk kemi ma me se me ndezë zjarm në dhomat tona. Përveç çifutënve, të gjithëve na mungon ushqimi i nevojshëm edhe për kohen normale, kurse per këtë acar të tepruem, jemi shumë larg plotësimit të kalorive që duhen. Për me i vu në provë pasanikët dhe entet e shtetet që mbahen humanitare, edhe Zoti po na ndëshkon me anen e natyres dimnore. Jo fort larg prej kampit tonë ndodhet Tierasyl, ku i kanë strehue kafshët shtëpiake të daluna jashtë përdorimit. Populli mirëbas i Salzburgut, edhe të huejt, sidomos anglo-amerikaët, banuesa në këtë qytet dhe turista, shkojnë e i shohin ata qej e ato maca me duer plot ushqime. I mbajnë mirë pastër dhe nxehtë. Kujdesen për ato shtazë dhe e quejnë detyrë humanitare. Por pse na harrojnë ne, që jemi vëllaznit e tyne të races njerzore?!

Prenk Gruda,

Glasenbach, me 15 fruer 1956

Diary of a Wounded Heart: Prenk Gruda: 9780972852166: Amazon.com: Books

PRISHIN KOT

Një batalion italian kishte ngritë barakat në Fushë të Tuzit dhe shtynte ditën tjetër në pritje se po vijnë anglezët, për me iu dorëzue atyne. Duket se kështu i kanë mashtrue, në kushtet e kapitullimit të Italisë. Sot erdhën nja dhetë ushtarë gjermanë e i bértitën komandantit të kësaj ushtrie dhe e përzunë për Shkodër, tue e lanë kampin plot me material ushtarak. Prej lajmeve radiofonike, sidomos nga Zvicra asnjanëse, kanm formue bindje se anglezët e amerikanët nuk kanë me zbarkue gjatë kësaj lufte në Ballkan. Ata janë tue pasë mjaft vështirësi në Itali në përleshje me gjermanë. Mandej kanë edhe marrëveshtje me rusët, se deri ku me u përzie njena anë e ku me qëndrue tjetra. Stalini i ka lidhë mirë e asht tue i ba punët ma me mend se aleatët, që janë tue e dërmue Europën me zjarm e hekur, gjoja me shpëtue njerëzimin prej nazizmit. Por të shohim si kanë me u ndamë me komunizëm. Nxitja e çifutënve e dinakëria e Kremlinit, duket se duan me përmbysë keq Gjermaninë, por një Gjermani e fortë duhet me doemos për me ballancue rrezikun e Rusisë, e cila si përpara me carët, ashtu tash me komisarët e kuq, ka kenë edhe asht kulshedër me gojë hapët me gëlltit popuj anash, në Europë e në Azi, tue provokue ngatërresa anekand globit.

Prenk Gruda,

Tuz, me 29 shtatuer 1943

 AMERIKA KUNDËR GJERMANISË DY HERË
Gjermanët s’i kanë mirë punët ndër fronte. Edhe nder vende të pushtueme prej tyne pér nevoje ekonomike e strategji ushtarake, janë tue pasë trazime të mëdha, sidomos ne Ballkan. Partizanët përfituen me u forcue me material e forca të reja prej ushtrisëë italiane qe, me porosi të aleateve, u bashkuan me ta. Në Dalmaci e ndër disa krahina të SIlovenisë, partizanët janë futë pa luftë në pozitat e ushtrisë fashiste. Italia mbrenda 30 vietëve e tradhëtoi dy herë Gjermanine dhe ajo Amerikë liridashëse, mbrenda këtyne vjetëve, në këto dy lufta botënore, futet në luftë furishëm kunder saj. Dikur, ndoshta me arsye e njerëzisht, kanë me pyetë gjermanët se çka ka pasë Amerika, që ka lëshue aq egërsisht kundër atdheut të tyne…

Prenk Gruda,

Grudë, me 30 shtatuer 1943

BOMBARDIMI I PODGORICËS
“Ei fu!» (Ai qe) pat thanë Manzoni për Napoleonin. Edhe Podgorica qe, por sot u rrënue prej qinda gjylesh që lëshuen mbi të, ata liriprusit anglo-amerikanë. Muerën pjesë tri valësh, me qinda aeroplana, tue lëshue me tonelata eksplozivë, sa kujtuem se u përmbys dheu. Disa damtuesa lëshuen gjyle edhe rretheve të qytetit dhe maleve, deri në Sukë të Grudës, që asht 20 km larg Podgoricës. Në këtë krahinën tonë u damtuen disa bagëti në kullosë, brijës së Sukës. Gjermanë nuk ka të vramë; ata janë të shpërndamë e futën strehimeve të forta me beton. Por populli i qytetit e çetnikët kriminela, që e kanë pasë komandën në qytet, do të jenë dërmue krejt. Si njerëz më dhimben e më vjen keq. Këtë bombardim shkatërrues e kryen Aleatët me kërkesën e partizanëve të Titos, për me asgjësue çetnikët e Malit të Zi.

Prenk Gruda,

Grudë, me 5 maj 1944


TAKIME

Dje, në banesën e Muharrem Bajraktarít, e lamë për tu takue sot prap. Kur shkuem me Nduen, gjetëm aty Ferdin Toptanin. Toptani, qysh në takimin e parë, më la përshtypjen e një bashkatdhetarit zemërbardhë e fisnik, me traditat e bukura shqiptare. Menjëherë mbas nesh erdhi edhe Vasil Gérmenji. Te tanë bashkë shkuem për një vizitë te përfaqésuesi anglez, pranë Komitetit tonë. Ky na priti mirë dhe Nduen e mue na pyeti mjaft për kushtet e shqiptarëve mbas ardhjes të komunistave në fuqi. Folëm edhe për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi; ky vetëm ndigjoi pa ba asnjë pyetje për kushtet e tyne. Gjatë bisedimeve, kuptova se ishte i pakënaqun me këtë riformim të Komitetit, që asht ba me ndërhymjen e amerikaneve. Ndue Zefi e pyeti se kur do ta çlirojmë Shqipninë, per me shpëtue atë popull, që aq shumë asht tue vuejtë prej diktaturës komuniste. Qeshi e ndejti një grimë në heshtje, tue na kqyrë sikurse të donte me na ble, mandej theksoi: “Jo, tash për tash e me këto kushte botënore, sepse nuk asht kohë e përshtatun për zjarm në Ballkan!».
***Prenk Gruda (1912-1999) - Shkoder.net...
Mbasi duelëm prej këtij diplomati, që flite pak e mendonte shumë, shkuem përsëri bashkë te përfaqësuesi amerikan. Ky na priti me një mënyrë ma të dashtun e ma popullore se i pari. Gjatë bisedës e teproi me premtime të bukura për të mirën e shqiptarëve, që gjoja do të vijnë me perkrahjen vëllaznore të Amerikës. Fjalet e mira edhe premtimet e bukura pa punë e vepra konkrete jane si vesa para diellit. U zgjat shumë tue na fole për detyrën tonë si indipendenta ne Komitet dhe tue theksue gjithnjë vullnetin e mire të Amerikes per clirimin e të tanë Popuve prej tiranise komuniste. Ndersa flitte kështu, unë ziejsha në ndiesina, sepse nuk më lejshin rrethanat e kushteve të mia të vështira me i thanë se ju amerikanët ua lëshuet ndër duer komunistëve Shqipninë edhe shumë kombe të tjerë; e keni shkatërrue e ndanmë Gjermanine, per me u ba ju zotnues të botës. Por Stalini ua lagu e duel shumë ma i Zgjuet. Me Nduen e me mue, u suell sikurse na pa per herë të parë. Këtë qëndrim mbajtëm edhe na sepse kështu e lypte rasti.

 

Prenkë Gruda,
Romë, me 11 fruer 1954

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.