Dita e turizmit malor. Kjo ditë promovuese e vlerave turistike që ka Razma në veçanti dhe në përgjithësi edhe pikat e tjera turistike të Malësisë së Madhe, ka qënë në fokusin e aktivitetit të organizuar paradreken e së shtunës nga Bashkia Malësi e Madhe. Panairi i produkteve të fermerëve dhe prodhuesve vendas ka përcjellë tek të pranishmit vlerat që mbartin me vete këto produkte, duke i vlersuar si mjaftë të dobishme për një agro-turizëm. Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj pasi ka falenderuar pjesëmarrësit, ndër të tjera edhe një herë është ndalur për të treguar rëndësinë që ka turizmi malor dhe natyrisht duke u ndalur edhe tek vëmëndja që po i kushton Bashkia këtij turizmi.
Prezent në këtë ditë të turizmi malor ka qënë edhe përfaqësuesja e bashkimit europian në vendin tonë.
Në fjalën e tij prefekti i qarkut Shkodër i cili veçmas të tjerave i ka quajtur me fat malësoret për këtë natyrë kaq të bukur që kanë.
Më tej aktiviteti i planifikuar në promovimin e ditës së turizmit malor ka vijuar me një koncert artistik, ku kanë përformuar artistët si: Lahutari Pretash Nilaj, këngëtari i ri dhe me mjaftë prespektivë në rrugën e bukur të artit të kënduar Semir Hoxha, si dhe kengetarët tashme profesionist dhe mjaftë të dashur Elvira Fierza, Skender Xhafa e Besnik Pepushaj, por edhe këngëtari i mirënjohur Lindon Camaj.
. . .
Ndonse pjesëmarrja në një ditë të bukur festive në razmen piktoreske, nuk ishte ajo e pritshmja, ndoshta kjo edhe për vetë faktin se moti kishte treguar fillimisht për paqëndrushmëri. Përsëri duhet theksuar fakti se të pranishmit në këtë promovim turistik treguan interesë si për produktet e prezantuara, po kështu edhe për vetë natyrën fantastike të Razmes. Fillimisht njëri prej prodhuesëve më cilësor dhe garantues për prodhim të mirë të bimëve aromatike Agim Rama, po kështu edhe prodhuesit e produkteve ushqimore tradicionale janë ndalur tek ruajtja dhe përcjellja brez pas brezi të prodhimit të këtyre produkteve.