Dita e Lirisë së Shtypit/ Oh ..Sa shumë gazeta e revista kishte Shkodra , dhe sa pak ka sot !!!

0
155
Te nderuar shoke dhe miq! Sot eshte dita e lirise se shtypit dhe kam menduar t;ju sjell nje analize te shtypit shkodran qe ta dini se cfare asht shtype ne Shkoder , sa e madhe ka qene liria e shtypit ku jane botuar shume gazeta,revista si ne asnje qytet te Shqiperise. Kjo asht nje pune e mundshme qe une kam bere per te evidentuar se cfare asht shtypur ne vite ne Shkoder. Me kane thene se artikujt duhet me kene ma te shkurte por une nuk mund te heqi asnje gazete apo reviste qe asht botuar ne Shkoder per hir te shkurtimit . Kjo nuk do te thote (shprehje qe e them gjithmone) se asht ezauruar gjithcka . Mund te kete edhe ndonje reviste apo gazete tjeter qe ka mbetur pa u shenuar por kete do ta plotesoni ju. Pra krenohuni me Shkodren time ,Shkodren tuaj, si qendra pervec te tjerash edhe e shtypit shqiptar. Pikrisht jo vetem për arsyen e 
“harreses” revista Fjala  , po e boton të plot këtë shkrim statistikor  të Ing Zenepe Dibra.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
SHTYPI SHKODRAN
Në asnjë qytet të Shqipërisë nuk janë shtypur më shumë se në Shkodër gazeta dhe revista, veçanarisht në periudhën deri më 1944, ku publicistë të njohur, atdhetarë, studiues, shkrimtarë, klerikë kanë shprehur, analizuar dhe botuar për çështjet më të rëndësishme të qytetit, vendit dhe kombit. Një vit mbas krijimit të Lidhjes së Prizrenit, më 24 qershor 1879 në Shkodër, qarkulloi fletorja “Ishkodra” (Shkodra), në gjuhën shqip dhe turqisht, e para gazetë e shtypur në Shkodër. Më 7 maj 1880, në këtë organ u botua thirrja e krerëve të lëvizjes për liri dhe autonomi. Gazeta mbas këtij viti doli si organ i Degës së Lidhjes së Prizrenit në Shkodër, në një kohë kur lëvizja shqiptare kishte kaluar në sulm deri në shpalljen formale të autonomisë së Shqipërisë.
Në vitin 1891 nis botimin revista “Elçija e zemrës së T “Jezu Krisctit”, e para gazetë periodike e shtypur në Shkodër. Më 1914 e ndrron emrin në “Lajmëtari i Zemrës së T’Jezu Krishtit”, organ i shtypit klerikal, për të vazhduar në vite me dhjetra gazeta dhe revista, organe të shoqatave apo shoqërive, klerikale, politike dhe të pavarura. Revista më prestigjioze e periudhës para 1944, ishtë “Hylli i dritës”, që doli më 1913 për të vazhduar deri në vitet 1930-1944 si dhe për të rinisur pas v. 1990. Për visarin kulturor dhe rolin e saj si tribunë e mendimit dhe letërsisë do të shquhej revista “Leka” (1924-1944), organ i etërve jezuitë.
Një eveniment me rëndësi në jetën e publicistikës shkodrane ishte edhe botimi i revistës së parë të grave shkodrane “Gruaja Shqiptare”, (1920-1921) e drejtuar nga një grup intelektualesh me në krye Shaqe (Marie) Çobën. Publicistika zhvillohet edhe më tej me botimin e shumë organeve të ndryshme.Hylli i Dritës - Wikipedia
Gazetat dhe revistat deri më 1944
Deri më 1944, në Shkodër shtypeshin mbi 70 tituj gazetash dhe revistash, nder të cilat:
“Iskodra”(“Shkodra”) (Vilajeti i Shkodrës 1879-1903), “Iskodranin” (Vilajeti i Shkodrës, 1894-1897), “Elçija e Zemrës së Jezu Krisctit”, (jezuit, 1891), “Shqyptari” (organ i Bashkimi, 1904), “Xani i Shcyptarve”, (organi i “Dëshiri”, 1905-1906), “Shkodra”, (1909-1910), “Koha”, (1910), e përjavshme. U botua vetëm 1 numër për të vijuar nga numri 2 me emrin “Bashkimi” (1910), “Dilli”( 1910-1911), “Hana”( 1911-1912), “Kalendari i vjetes” (Kleri jezuit-1911-1927), “Zani i Shna Ndout” (Kleri françeskan 1913-1921), “Besa shqyptare”, ( 1913-1921), “Shqypnia e re” ( 1913-1914), “Hylli i dritës” (kleri katolik, 1913-1921, 1922-1944, 1993-2006), “Taraboshi” ( 1913-1914, 1921), “Seda-i milet” (1913-1914), “Lajmëtari i Zemrës T’Jezu Krishtit” (jezuit (1914-1944), “Perparimi” (jezuit (1914-1916), “Populli” (1914-1915), “Drita Popullit”, (e pavarur, 1914), “Greethi” ( e pavarur, 1914), “Lidhja kombëtare” (organi i Klubit “Lidhja kombëtare”, 1915), “Shkodra” ( e pavarur, 1915), Kumbona e së dielës - Kisha Katolike në Shqipëri“Kalendari “Shqypja e vjetit 1915” (Nikaj, 1915), “Zani i Shkodrës” ( 1915), “Kalendari tregtar”(1916), “Posta e Shqypnies” (Kuvendi Françeskan, 1916-1918), “Zoja e Shkodrës –Drita e Shqypnies” (Zoja e Shkodrës, 1917-1919), “Lajme e Komisis letrare shqipe”, (Komisia Letrare shqipe, 1918), “Koha e Re”, (e pavarur, 1919, 1925), “Populli” (e pavarur, 1919-1920), “Kombi” (e pavarur, 1919), “Agimi”, (Vllaznija, 1919-1922), “Grueja shqiptare”( Komiteti ”Grueja Shqiptare”, 1920-1921), “Shkolla e re” (Organ i mesuesve, 1921), “Vjeti shkolluer (Franç-save, 1921-1925), ”Afrimi” (1922-1924, 1926), doli në Shkoder më 1 tetor dhe vijoi deri në numrin 9 të v. 1923 për të kaluar në qytetin e Vlorës, “Fletorja zyrtare e klerit katolik shqiptar, (organ i K.K.Sh., 1923-1935), “Ora e maleve” ( 1923-1924), “Shpresa kombëtare” ( 1923-1924), “Vllaznija” (1923), “Republika” ( 1923-1925), “Udha e së vertetës” ((kleri musliman, 1923), “Zani i Popullit”(e pavarur, 1925-1928), “Gazeta e sportit” (1925-1926), “Fjala e Zotit” (klerit katolik, 1928-1935), “Shqypnia e ilustrueme” (klerit katoli, 1928-1929), “Leka” (Kleri katolik, Shoq. Leka 1929-1944), “Zane rinije” ( (Besa shqiptare-1932), “Kalendari për të gjithë”, (Kleri katolik, 1932-1933) “Bija katolike”, (klerit katolik, 1934-1944), “Zgjimi i djelmnisë” (kleri katolik, 1934-1944), “Fryma e re” (1935), “Aurora Consurgens”, (Seminari jezuit, 1936-1942), “Cirka” (1936-1939), “Kalendar” (Kleri katolik, 1937), “Takvim”(kalendar vjetor”) (kleri musliman, 1937-1938), “Zani i Shkodrës” (1937), “Kumbona e së dielës”( Veprimi katolik shqiptar, 1938-1944) “Buletini jeshil” (Grupi komunist i Shkodrës, 1938), “Rinija fashiste” (Feder. Fashiste, 1939-1941), “Rrezja e rrethit” (Don Bosco, 1939-1944), “Kalendari meteorologjik Muejuer” (Etnit jezuit (1940), “Takvim”(kalendar) (kleri musliman, 1940), “Zani i lirisë” (Grupi “28 nëntori”, 1942) “Liri” (Rinia antifashite, 1943-1944), “Kalendari diqezan i Sapes” (Kleri katolik, 1943), ”Fryma” (e pavarur, 1944), ”Jehona e rinis”( Levizja e legaliteti, 1944), “Zani i Atdheut” (Komiteti i pergjithshëm, 1944), “Buletin i lajmeve” (Agjit Propit (1944), “Jehona e Shkodrës” (Këshilli ANÇ i Qarkut, 1944), “Gazetë xhepi e rinisë”, (Brigada XXIII e U.N.Çl, 1944)
Gazeta dhe revista 1944- 1990
Mbas v. 1944 shtypi pluralist dhe i lirë nderpritet. Mbyllja e revistave dhe gazetave prestigjioze shkodrane, si dhe të tjerave pas 1944, ishte mohim i dhunshëm i kontributit të rëndësishën që ato kishin sjellë në zhvillimin e mendimit dhe kulturës shqiptare.
Në këtë kohë shtypi i përket vetem institucioneve dhe organizatave të ngritura nga Partia Komuniste dhe me vonë Partia e Punës. Fill mbas çlirimit të atdheut e para e përkohshme që filloi të botohet ishte organi “Gazetë xhepi e rinisë”, botuar nga Brigada XXIII e U.N.Çl.më 1.12.1944. Nga 10 dhjetor 1944 deri më 2 janar 1945 në Shkodër botohet “Buletini i lajmeve”, botim i Agitpropit, organizatë komuniste për agjitacion dhe propagandë. Më 21 dhjetor 1944 botohet gazeta “Jehona e Shkodrës”, organ i Këshillit Nacional Çlirimtar i Qarkut të Shkodrës, më vonë ndërron varësinë disa herë deri në numri 85 që bëhet organ i Frontit Demokratik të Prefekturës. Më 3 shkurt 1945 merr emrin “Koha e Re”dhe vazhdon të botohet deri në janar të v. 1948. Botohen edhe organet: “Para në sulm” (Brigada e I sulmuese, 1945), “Ushtari i ri” (Divizioni i II sulmues, 1945) “Lufta e jonë me armë-me punë”, (Brigada, XXIII, 1945), “Rini përpara” (Rinia antifashite, 1945), “Burimi”, (Këshilli i shkollës “Hil Mosi”, 1945), Fronti Demokratik i Rrethit Shkodër boton organet “Gruni i ri”, “Fushata e grumbullimit të misrit’, “Fushata e arsimit popullor”, “Buletini”, “Fshati i Ri”, “Buletin i Frontit Demokratik”, “Lajmëtari”, “Buletin special”.
Seksioni i Arsimit dhe Kulturës në bashkëpunim me bashkimet Profesionale botuan “Buletinin për shkëmbimin e eksperiencës”. Po kështu buletine u botuan edhe nga Bashkimi i Kooperativave të Artizanatit në Shkodër, dega e Shoqërisë së Miqësisë Shqipëri-B.R.S.S., Këshilli Sh. N. U.M., Dega e Bankës së Shtetit në Shkodër, etj.
Në v. 1951 në Shkodër botohet buletini “Stadiumi”, organ i Komitetit të Fiskulturës në Shkodër. Organe të tilla sportive në formë fletorjeje ose si pamflete në Shkodër dolën me emrat : “Stadiumi ynë”,“Sporti i ri”,“Vollejbollisti”, “Fiskulturisti”, “Spartakoviti”, “Mundësi”,“Boksieri”,“Sportisti”,“Futbollisti”,“Spartakiada”, ”Lajmëtari i Spartakiadës” etj.
Instituti i Lartë Pedagogjik boton: “Revista shkencore” (IL Pedagogjik, 1964), “Buletini shkencore”( IL Pedagogjik, 1965-1967). Botime të tjera do të vazhdojnë me: “Buletini Arsimor”, ( Seksioni Arsimit, 1963), “Buletin bujqësor”, (1967), “Shkodra” (ShK&LshA, (1961-1974), “Shtigje të çelura” (Klubi “Heronjtë e Vigut”, 1968-1973), “Almanak” (RU nr.8001, 1971), “Shkodra”, (Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve, 1977), “Jeta e Re”, (Komiteti i Partisë së Rrethit Shkodër, 1967-1991), “Kumtari”, ( Muzeu historik”, 1989-1995) etj.
Shtypi i lirë shkodran do të vazhdonte në diasporë, ku dallohet revista e shkodranit Ernest Koliqi “Shejzat” (1957-1975), ku në 5000 faqet e saj do të kontribojnë shumë emra të shquar në diasporë, si Arshi Pipa, Martin Camaj, Ernest Koliqi, etj.
Gazetat dhe revistat 1991-2012
Pas v. 1990 fillon shtypi pluralist ku një numër i madh gazetash laike dhe klerikale në bazë të programeve dhe misioneve të tyre botojnë probleme të ndryshme me analiza nga gjithë sferat e zhvillimit shoqëror duke evokuar edhe të kaluarën tradicionale të qytetit. Disa prej tyre ishin:

KETU MUNDTE ISHTE DHE SPODI I JUAJ
“Shkodra”, (organ i Bashkisë, 1991-1992), “Besa”, (Shoqata Kosova, 1991-1993), “Mbas teje” (B.K.Pub. Rinj 1991-vazhdon), “Pishtari” (Shoqate të përndjekurve politikë, 1991-1993), “Mbas Teje” (1991, “Jehona e së Diellës” ( 1991), “Drejt Jetës” (1993), “Familja e Krishterë” (1993), “Rrezja jonë”, (Veprimi katolik, 1991 e vazhdim), “Lajmëtari” (e pavarur, 1992-1994), ”Ora”, (Partia socialiste, 1992), “Humanitari” (N.B. 1992), “Kumbona e së Dielës”(Famullisë, 1992-1993), “Vllaznimi sportiv” (E pavarur, 1992), “Humori shkodran” (e pavarur 1993), “Triumfi islam” (Rinia islame, 1993), “Thyerje” (Shoq .Kristal, 1994-1995), “Rruga e jonë” (Veprimi Katolik, 1994-vazhdon), “Gazeta e Shkodrës”, (Organ i Bashkisë, 1995-1996), “Muzika & Spektakli” (Shoq. Kristal, 1995), “Phonix” (Veprimi katolik, 1997-vazhdon), ”The horizon” (K.An.UshlG, 1996), “Hapësira rinore”, (U.Sh.L.G., 1996), “Orana” (P. Orana, 1996-1998), “Fjala e gjimnazistit”, (Sh. Gjimnazist, 1996), “Rrezja e Dritës” ( 1996), ”Shkodra Sport”, (Shoqata e tifozëve, 1997), “Fakt” ( e pavarur, 1997-1998), “Universal” (Kl.Rep&Gaz 1997-1998), ”Biznes” (pavarur, 1997), “Acta Provinci/e S. Annuntiationis B.V.M. in Albania” (Shkodër, 1995), “Zani i Katundeve” (Sheldi, Shkodër, 1997), ,”Drita e dijes” (Kl. Drita,1998-), “Labirint” (Gjimnazi “28 nëntori”, 1998), “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, (Kom. MKK, 1998-), “Shkodra në shekuj”, (Muzeu Historik, 1998), “Dimension Agr-Ushq.”, ( Seksioni Bujqësor, 1999),“Identitet” (IRSH, ”Shpresë”, 1999) “Fjala e Paqes” ( 1999), “Lajmëtari i Paqes”, ( 1999), “Edhe një hap për Paqe” ( 2000), “Shpresa” ( 2001), “Udha islame” (Myftinia, 2002), “Humor shkodran”, (2011) etj.

EDHE JU KANDIDATET ETJERE MUND TE DERGONI POSTERIN TUAJ TW SPODIT ELEKTORAL
Sot Shkodra nuk boton asnje gazete dhe reviste. Vetem Biblioteka e Shkodrës boton revisten “GEGNIJA” e mbeshtetr financiarisht nga Bashkia e Shkodrës dhe ku kontribojne shume studiues qe shkruajne per probleme te ndyshme te zhvillimit ekonomik, kulturor te Shkodres

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.