Diskutimi/Avokatët e qyteteve Shkodër. Lezhë dhe Kukës për vendosjen e urdhërit mbrojtës

0
56
Avokatët shumë të përgatitur e profesionalë të grupit të punës, nga Shkodra, Lezha, Kukësi, duke trajtuar rastin studimor, që konsistonte në hapat që ndiqen, dhe masat që i kërkohen gjykatës në vendosjen e urdhërit mbrojtës; provat, proçesin penal dhe shërbimet ku referohen viktimat.
1- Gabimi më zakonshëm i viktimave kur drejtohen për urdhër mbrojtës është që kërkojnë mbrojtjen për vete, duke harruar që fëmijët e tyre, janë viktima të dhunës së asistuar, apo në raste më të rënda, viktima të dhunës së drejtpërdrejtë.
Fëmijët, duhen cilësuar subjekte, bashkë me prindin që i drejtohet strukturave.
2-Përsa i përket masave, e para është largimi i dhunuesit nga banesa, për t’u pasuar nga distanca që duhet të mbajë nga viktima dhe fëmijët (e përcaktuar në ligj), nga banesa, puna, shkolla, kopështi dhe ku cilësohet “nga çdo ambient tjetër”.
3-Trajtimi i viktimës dhe dhunuesit. Në raste të rënda dhe raste me rrezikshmëri për jetën, heqja e përgjegjësisë prindërore, por që nuk përjashton nga pagesa e alimenteve. Pas seancës së Urdhërit të Menjëhershëm Mbrojtës, caktohet seanca për vërtetimin e Urdhërit Mbrojtës.
4-Viktima në momentin që kërkon urdhër mbrojtës, duhet patjetër në mbrojtje të jetës dhe sigurisë, të kërkojë ndjekje për veprën penale të dhunës në familje.
5- Viktima, nga Avokati duhet referuar tek Koordinatori i Mekanizmit të Referimit, pranë Bashkisë, Shërbimet Sociale, Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve, Organizatat që operojne në mbështetje të viktimave të dhunës, Psikologët e strukturave, Ndihma Ekonomike, Strehimi, etj. Në raste diskriminimi dhe abuzimesh të ankimohen tek strukturat e pavarura, Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Diskriminimin.
6-Për çdo rast, legjislacioni i referohet ligjit “9669, Për masa ndaj dhunës në marëdhëniet familjare” dhe Konventës së Stambollit.
7-Në proçesin e provimit duhet Akti i Egzaminimit Mjeko Ligjor dhe foto të ngjarjes/viktimës, Relacione të Shërbimeve Sociale, Organizatave dhe Ekspertëve të Policisë dhe Gjykatës, Dëshmitë e Viktimës, Fëmijëve (përmes psikologëve), të afërmve, punojësve të shërbimit, vendime të mëparshme (nëse ka dhe dhunuesi është përsëritës), rekomandime të strukturave të pavarura, etj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.