
Është bërë traditë tashmë që kjo festë, krahas festave e eventeve të tjera, të promovojë për vizitorët e turistët, produktet më të mira dibrane si qershitë e shumë të tjera, natyrën mbreslënëse, gatimet tradicionale, kulturën, folklorin, të cilat e kthejnë Dibrën në një destination turistik gjithëvjeto

Në fjalën e tij përshëndetëse, ndër të tjera, kryetari i bashkisë Dibër, Z.Shkëlqim Murrja falenderoi partnerët dhe bashkëpunëtorët për organizimin e këtij aktiviteti, si dhe në veçanti fermerët për punën dhe mundin e tyre, pa të cilët ky panair nuk do të ishte i mundur.
Me përfundimin e Rrugës së Arbërit, vështirësitë e fermerëve për të aksesuar e konkurruar tregjet kombëtare me produkte dibrane të pa krahasueshme për nga cilësia, do të reduktohen ndjeshëm.