DHIA, “DREQI VETË”

0

Vebi KURTAJ, 1 tetor 2024

Dhia është “pjedhë e shejtanit”,
Ulet përrojëve, ngjitet shpatit,
E hedhë vallen në maje t’shkamit,
Sikur është në mes t’livadhit.
Veç shejtanit mund’ t’i ngjajë,
Sikur po vrapon mbi tel,
Edhe keci, pjedhë e sajë,
Cjapit plak, para i del.
Dhive po u prinë shelegu,
Sikur fëmi i dhastuar,
Çobani i pret tek bregu,
Me gisht duke i numëruar.
-Po mahnitem, -i thashë, atij,
Ai, përgjigjet i qetë:
-Këndej s’kalon rob as bagëti,
Vetëm dhia e “dreqi vete”.
-Me fal i thashë, që po të ngas,
Se me ka mahnitë shelegu:
Kur tufës i shkon nga pas,
A të bie shum larg shtegu?
Jo, më thotë: -të pastë “baba”,
Nuk i kam hiç kasavet,
Ditë as natë nuk ju shkoj mrapa,
Shkojnë e vinë e mblidhen vete…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.