Edhe pse koha e njohjes, dhe e miqësisë ndodh që të mos jetë shumë e gjatë, por pesha e fjalëve të zëmrës , i japin dimensionin e duhur një miqësie që mbetet një kujtesë e pa shlyer.Dhe kur ndodh që nga largë të vjen lajmi i hidhur që miku yt ka ndërruar jetë , realisht dhimbja merr peshën e një mali të rëndë .Kështu ndodhi dhe për në . Sapo mësuam lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të një burri fisnik, të një miku me plot vlera, të një atdhetari të pa shoq siç ishte dhe mbetët në kujtesën tonë Demush Gjonbalaj. Dhimbja e humbjes u bë tronditëse.U bënë disa vite që së Bashku me lahutarin legjëndë Jonus Delaj , por edhe shokun tim Dodë Dragu , dhe djalin e tij , ishim të ftuar në Pejë nga familja e Demushit , në dasmën e vajzës së tyre Jerina.Një dasë për tu mbajtur mënd gjatë, një dashuri dhe respekt që vetëm Demushi dhe familja e tij dinin të dhuronin.Ndaj sot fjalët janë të ngurrta, nuk e kanë forcën e duhur për të përballuar këtë vdekje të mikut tonë Demush Gjonbalaj.Ndaj Familjes, gruas Sevdijes, të gjithëveë djemve , vajzes , nipave dhe mbesave , gjithë familjes Gjonbalaj , atje në Austri i percjellim ngushllimet tona më të sinqerta. Jemi me ju në këto ditë të vështira!!! Zoti e pastë në kujdesin e tij mikun tonë Demush Gjonbalaj!!!
Hyrje Fjala per Ju... DEMUSH GJONBALAJ ISHE DHE MBETËSH NJË BURR FISNIK, LAMTUMIRË MIK I PAHARRUAR...