DEFEKT NE TRE PANELE TE RRJETIT, NDERPRITET FURNIZIMI ME UJE NE SHKODER

0

 

Difekti i ndhour  në stacionin e pompimit në Dobraç, ka bërë që  qyteti i Shkodrës  në këto orë  të kulmit të vapës, të mos ket Uji. drejtori i Ujsjellsit  Mark Molla, në  një  dekleratë për mediat  ka vlersuar se  po punohet me të gjitha forcat dhe mjetet , për të  kthyer  normalitetin e   duhur.Nderkaq  deri më  atherë  qytetarët Shkodran  do të  duhet  ë  furnizohen nga pikat e shitjes, ose  të bëjnë  një  vrap  pele  deri në qytetin e Koplikut, ku vershon uji ndër çesma.Mbrëmë ka patur një difekt të rëndë dhe janë demtuar tre panele të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në stacionin e pompimit në Dobraç. Për shkak të luhatjeve të mëdha të tensionit gjatë natës janë djegur panelet, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në stacionin e pompimit, duke ndërprerë furnizimin me ujë për më shumë se 120 mije banorë në qytetin e Shkodrës. Që në orën 3 të mengjesit, ekipet teknike po punojnë për riparimin e difektit.Çdo javë problemet me furnizimin e energjisë dhe mungesa e energjisë elektrike bëhen shkak për ndërprerje të furnizimit me ujë. Furnizimi me energji elektrike është primar, duhet siguruar i rregullt dhe i qendrueshëm për funksionimin e pompave dhe sistemin e shpërndarjes së ujit në qytet.Natën e kaluar kemi patut një difekt shumë të randë të shkaktuar nga luhatjet e mëdha të energjisë. Në orën 09.00 drejtori i Ujësjellës- Kanalizime Shkodër sh.a. do të ketë një intervistë për mediat pranë stacionit të pompimit në Dobrac.Duke punur që në oret e para pas mesnates, synojme të arrijmë të riparojmë difektin dhe të furnizojmë qytetarët duke filluar nga oraret e drekës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.