Cezare Paveze poeti i zhgenjyer

0
88
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Cezare Paveze një nga ma të mëdhejt e poezisë italiane. Mbas një jetë të trazueme, i zhgënjyem gjithashtu edhe nga partnerja e tij, më 1950 i jep fund jetës. Përpara se të vijë në këtë vendim, shkruen këtë poezi, që mue personalisht më len pa fjalë. Si ka mundësi që një burrë të jetë aq i dashunuem me një grue, sa në sytë e saj të shohë jetën dhe vdekjen njëkohësisht dhe, gjithashtu, aq i zhgënjyem, sa sytë e shpresës së dashnisë ia jep hua vdekjes…
Do vijë vdekja, do ketë sytë e tu!
Do vijë vdekja dhe do ketë sytë e tu.
Pikërisht ajo që na shoqnon nga mëngjesi në darkë:
e pagjumë, e shurdhët, si një pendim i kahershëm,
apo një ves absurd.
Sytë e tu do jenë si fjalë boshe,
virrje e mekun, heshtje.
Kështu i sheh çdo mëngjes
ndërsa e vetmueme kërrusesh
përmbi pasqyrë.
O shpresë e dashtun,
atë ditë do ta marrim vesh
që je jeta dhe asgjaja njëkohësisht.
Për secilin vdekja ka një vështrim të veçantë.
Ajo do vijë e për mue do ketë sytë e tu.
Do vijë e do jetë si me heqë dorë nga një ves;
si me pa tue dalë pasqyre një fytyrë e vdekun;
si me dëgjue buzën e mbyllun.
Do zbresim në hon pa bzajtë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.