Hyrje Fjala per Ju... Burri i këngëtares së njohur shqiptare përplaset nga një makinë

Burri i këngëtares së njohur shqiptare përplaset nga një makinë

0
477

 

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares së njohur Shkurte Fejza është aksidentuar nga një makinë sot në Prizren, teksa ishte duke ecur në rrugë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, vajza e tij, Gresa Behluli. “Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi konfirmoi për Telegrafin rastin, duke thënë se Behluli është goditur derisa ishte duke kaluar rrugën.“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.