Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar Azem Hajdarin, në 23 vjetorin e humbjes së jetës së tij.Me anë të një reagimi të gjatë në rrjete sociale, Berisha vlerëson lart figurën e Azem Hajdarit, ndërsa shenjëstron Lulzim Bashës, të cilin e etiketon si vegël e kryeministrit Edi Rama.Berisha thekson se vepra e Hajdarit është më frymëzuese se kurrë.Sipas tij, sot demokratet dhe demokratët frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike.Më tej Berisha bën thirrje për t’u ngritur kundër regjimit dhe tradhtisë së lartë kombëtare të Zografit Bis dhe veglës të tij mjerane në krye të PD.“Sot demokratët dhe demokratët frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike, guximi mbinjerëzor i Azem Hajdarit për t’u ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë, regjimin e kakistokracisë dhe tradhëtisë së lartë kombëtare të Zografit Bis dhe veglës të tij mjerane në krye të PD”, shkruan ndër të tjera Berisha