Benet Beci:Mirëmbrëma me lajmin më të rëndësishëm për Shkodrën të kohëve të fundit.

0
287

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Hekurudha Shqipëri – Kosovë do të kalojë nga Shkodra.
Kryeministri Rama dha lajmin e mirë të dakordësisë mes dy qeverive: linja hekurudhore mes dy vendeve do të kalojë përgjatë luginës së Drinit në aksin Shkodër – Gjakovë. Ky vendim, përveçse një projekt strategjik i lidhjes së kombit, ka edhe një dimension jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shkodrën, si qendër rajonale. Përtej dimensionit të ringjalljes së lidhjeve historike, projekti krijon një nyje shumë të rëndësishme tregtare e logjistike pranë Shkodrës në kryqëzimin mes hekurudhave lidhëse të Shqipërisë me rajonin, Malin e Zi dhe Kosovën. Viti ku po hyjmë do të shënojë fillimin e punimeve për modernizimin e hekurudhës Vorë – Shkodër – Han i Hotit dhe hapjen e segmentit Thumanë – Kashar të Autostradës Adriatiko – Joniane. Ndërsa në vitet në vijim Shkodra do të lidhet me infrastrukturë moderne nga të gjitha anët, është detyra jonë si bashki të punojmë fort, që ta kthejmë Shkodrën në një kartolinë të denjë të Shqipërisë Evropiane. Ditë më të mira janë përpara për Shkodrën

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.