Begaj në Podgoricë për bashkëpunimin rajonal, miratohet deklarata e përbashkët për përshpejtimin e integrimit

0
124

Në samitin e Evropës Juglindore qe u mbajt në Podgoricë, mori pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj.Në këtë samit u miratua një deklaratë e përbashkët për nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, si mikpritës i takimit tha se integrimi evropian është katalizatori kryesor për reformat në rajon.I pyetur për të komentuar reagimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ndaj propozimit që Mali i Zi të ndërmjetësojë negociatat e Serbisë me Kosovën, Milatovic tha se Mali i Zi është i përkushtuar ndaj dialogut dhe u bëri thirrje të dy vendeve që të arrijnë sa më shpejt marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.