BASHKIA M.MADHE MBLEDH SHTABIN E EMERGJENCAVE CIVILE, POR THJESHTË PËR TË BISEDUAR

0
583

Gjatë ditës së sotme kreu i bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj ka mbledhur shtabin e emergjencave civile për të diskutuar për përballimin e situatës të krijuar nga reshjet e dëborës në M.Madhe. Por siç duket thjesh u bisedua se çfar do bëhet por nuk po veprohet.
Rrugët e qytetit të koplikut janë të pa pastruara nga dëbora, nuk shifet asnjë punonjës i bashkisë duke pastruar apo të pakten duke u munduar të pastrojë rrugët e qëndrës së M.Madhe. Nuk është hedhur asnjë pik kripë për të ndaluar ngrirjen e dëborës nëpër rrugë dhe as nuk dihet nëse ka një fond të tillë, e nëse ka pse nuk po përdoret dhe kur duan ta përdorin nëse do e përdorin. Dhe siç shihet në fotot më poshtë, rrugët e qendrës së M.Madhe kalohen shumë shtirë, le të mos flasim për lagjet dhe fshatrat.


Gjithashtu sipas informacioneve që kemi Zona e Vermoshit është prej dy ditësh pa energji elektrike dhe disa lagje dhe fshatra të M.Madhe janë pa energji elektrike.
Ndërkohë qe në media kryetari i bashkisë M.Madhe është shprehur që kjo situatë po përballohet me sukses por sipas fakteve i vetmi sukses për bashkinë M.Madhe në këtë situatë është mbledhja e shtabit të emergjencave.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.