Një kënd i ri lojërash dedikuar fëmijëve është investimi i fundit në Bajzë.
Nga sot të vegjëlit kanë një vend ku do të luajnë, të shoqërohen me njëri-tjetrin por edhe të krijojnë kujtimet e tyre të veçanta të fëmijërisë.
Falenderojmë donatorët, Famullinë e Bajzës dhe VIS Albania të cilët bënë të mundur ndërtimin e një hapësire argëtuese për të gjithë fëmijët e Bajzës.
Në inagurimin e këtij parku ishte Administratori i Kastratit z.Miljan Gjekaj, përfaqësues të VIS Albania dhe Famullisë Bajzë.