Asambleja e PS-së/ Si u fituan 53 Bashki , dhe a do ketë”prerje kokash” ministrash?!

0
140
Sot mbahet Asambleja e PS-së, nga zgjedhjet e 14 majit te ndryshimet e mundshme në qeveri
Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotme Asamblenë e saj Kombëtare. Në mbledhjen që do të mbahet në orën 17:30 pritet të diskutohet se kush do ta drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pas emërimit si ministër i Brendshëm i Taulant Ballës.
Në rendin e ditës të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste pritet të jetë edhe rezultati i arritur në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku PS-ja arriti të fitojë 53 bashki.
Duke iu referuar diskutimeve mbi zgjedhjet vendore, pritet që kryesocialisti Rama, të bëjë disa ndryshime për sa i përket drejtuesve politikë në disa qarqe.
Në këtë asamble pritet të shqyrtohen edhe ndryshimet e mundshme në qeveri, nisur që nga lëvizja e fundit me shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin në krye të Ministrisë së Brendshme të Taulant Ballës.
Megjithëse, nuk ka një konfirmim zyrtar mbi ndryshimet në qeveri apo emra të përfolur, Rama ka treguar më parë se ka kryer lëvizje në kabinetin qeveritar, teksa në Asamblenë e Dhjetorit 2018, kryeministri ndryshoi pothuajse gjysmën e qeverisë siç ishin ministrat Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri dhe Lindita Nikolla.
Ndërkaq, në datat 28-29 kiorrik Rama do të mbajë një takim dy ditor informal pune në Tepelenë me të gjithë ministrat.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.