Albin! Vuçiqi (vëllai binjak i Edi Rames) po ta kërkon Asociacionin me kompetenca të Republika Srpskes!

0
129

FADIL MALOKU  Nga Fadil Maloku              Vuçiqi, na paska qu selam nga një hapje të një fabrike diku në thellësi të Shumadisë…se; ASOCIACIONI (alias:Zajednica), duhet të ketë kompetenca identike me Republika Srpska (!?), që i bie hiç më pak se “shtet në shtet” (këkesē kjo qē bie në kundërshtim të plotë me rekomandimin e Gabriel Eskobar; “s’ka shtet, në shtet”)! Është kjo një kurth e ditur e radhës bizantine që daton që nga viti (i shpalljes së pavarësisê) 2008, mirëpo, që u kornizua juridikisht (me aminin e H.Thaçit) në Bruksel në vitin 2011, dhe u formalizua politikisht (me aminin e I. Mustafes) poashtu në Bruksel, në vitin 2015. Sipas këtyre konturave, Serbia meqë e kishte humbur ushtarakisht luftën me NATO-n, ajo tani po bënte përpjekje diplomatike për t’i ngadalësuat njohjet e kontestuar shtyllat kyçe të shtetësisëshpallur, duke kërkuar e insistuar në vazhdimësi (maksimumin) krejt Kosovën por, që kënaqej natyrisht, nëse i ofrohej shansi (optimumin) ta marr pjesën veriore ku gjenden “kapilarët” e mbijetimit të shtetësisë (Trepça dhe Liqeni i Ujmanit) sē Kosoves. Si gjeneratë që i ka kalua gjitha “testet” (e segregacionit dhe represionit) dhe sprovat (e ndjekjes dhe persekutimit të 1981-ishit ato të 1989-shes, por, edhe ato të 1999-ishit) e regjimeve serbe po ia rikujtoj Presidentit serb;

Zotëri, (Aleksandër Vuçiq) President i Serbisë!Serbian president Aleksandar Vučić wins new term by landslide | Serbia | The Guardian

Më lejoni Ju lutem që telegrafikisht t’u jap ca fakte në “selamin”Tuaj, për Asociacionin (apo; Zajednicen, si i thoni Ju në gjuhën serbe), që po e synon;

Ne shqiptarët e Kosovës, që nga fillimi e kemi ditur për qëllimin, aspiratën po edhe “ëndrrën” që e keni (personalisht Ju dhe Partia e Juaj radikale) për Kosoven. Andaj Juve qē po shpresoni, e po flisni pandalur, pa logjikuar e pa menduar fare rreth pasojave tē kësaj “ëndrre” sociale, a keni ndonjë argument (se Ju edhe gjatë kohës së regjimit totalitar të Millosheviqit derisa e ushtronit rolin e ministrit për propagandë /tipike “gebelsiane”/ lansonit pandalur rrena, shpifje e alibi të paqena) apo, si thonë këta vëllezërit e mi (jo soji i Edi Rames!) të Shqipërisë; “Ju vetëm, po ia futni kot së koti” (!?), ngase, nuk u ka mbetur më as edhe një;

  • 1. Fakt DEMOGRAFIK, (nuk u kam faj unë që ky “djepi” në të cilin thirreni për gjithë shekullin (1912-1999) e kaluar, nuk u dëshmua fort i pëlleshëm (!), ngase, qytetar me origjinë serbe në Kosovë, la pas veti vetëm 3% !?);
  • 2. Fakt POLITIK, (ma gjeni vetëm një komunitet etnik, në botë që ka përfaqësim me superdiskriminim më pozitiv, më të lartë, e më të garantuar edhe ligje ndërkombëtare, se sa serbët e Kosovës!?);Serbia's ties with Albania, North Macedonia never been better: President Vucic
  • 3. Fakt GJEOGRAFIK, (Ju po mendoni dhe ende po shpresoni e ëndërroni që me 3% demografi, mund tē merrni /një teritorr të Kosovës, prej /25% gjeografi!?);
  • 4. Fakt USHTARAK, (Ju zotëri President i Serbisë, me gjitha paragrafët kapitulluese të Rezolutës 1244 /që kurrë s’po e hjekni nga goja, e të cilat i keni nënshkrua /me Marrëveshjen e Kumanovës) se keni pranu që të largoheni “vullnetarisht nga djepi”, e “Jerusalemi i Juaj”/;
  • 5. Fakt KULTUROR; (ky argument më shumë na shkon në favor neve shqiptarëve, ngase, të gjitha kishat që pretendoni se i takojnë këtij farë “djepit” tē ortodoksisë Suaj (luftënxitëse dhe përgjegjëse për pesë luftëra të shkaktuara në Ballkan) në fakt ishin kisha dardane…);
    Mund t’u numëroj edhe një milion argumente tjera…, por dua të sigurohem që suflerëve të Kryeministrit Albin Kurti, të mos ua cenoj e as të mos ua marr “bukën e gojës”.
  • Se këto të mijat, topi s’ti luan!?

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.