AKTIVITET MBRESËLËNËS

0
103
Aty mes maleve të Reçit, ku mushkëritë thithin nektarin e bjeshkëve;
Shoqata Atdhetare Malësia me Kryetarë Ilmi Kurti në bashkëpunim me Muzeun Etnografik Lekaj Tuz dhe Kryetarë Shtjefen Ivezaj, organizuan Aktivitetin Kulturorë kushtuar të Madhes Nënë Tereza me rastin e Shenjtërimit të saj.Mund të jetë një imazh i 1 person
Aq shumë e deshi bota për shpirtin human e njerëzorë që Ajo pati e mirësinë që botës i dhuroi.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Në këtë aktivitet pati shumë surpriza e mes tjerash, u nderuan me çmime disa personalitete nga fusha e Artit e muzikës, Letërsisë dhe Politikës, e mes tyre dhe unë me motivacionin;
– Prenda Sejdia
I jepet çmimi ” Lukë Kaçaj”
“Për kontributin e dhënë në fushën e letrave si shkrimtare, poete, publiciste, studiuese, hulemtuese e Historisë së krahinës Pukës e më gjërë.
Mendja e saj e ndritur, thirrjet për Paqe, Falje e pajtim Kombëtarë, janë vlerat e saj humane e intelektuale.Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe ambiente të brendshme
Ndaj i japim çmimin e lartë “Lukë Kaçaj” që ia lartësoi vlerat Kombit Shqiptarë para gjithë botës.
Shkodër më 15 Tetor 2022Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Duke falenderuar organizatorët, them se ky çmim shkon për vendlindjen time të mrekullueshme e gjithashtu na bën krenarë kudo që jemi.
Respekt e mirënjohje për vlerësimin dhe uroj e shpresoj që të bëhet rit i përvitshëm e tradita të vazhdojë.
Gjithashtu përshëndes gjithë pjesëmarrësit e asaj ditë në atë aktivitet me përmasa Kombëtare dhe uroj shumë suksese të gjithëve, Paqe & Mirësi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.