
Krahas biznesit, ka një kontribut te spikatur për mbështetjen e sporteve, ku për disa vite ka qene edhe President i Klubit te Futbollit Vllaznia, dhe aktualisht është President Nderi i Mundjes Shqiptare. Ky kontribut për sportin ka bere qe te gëzojë mirënjohjen e sportisteve ne Shkodër dhe gjithë Shqipërinë.
Ne angazhimin politik ka luajtur e luan një rol shume te rendesishem me strukturat e LSI-se te Qarkut te Shkodres. Për ketë edhe është zgjedhur deputet i LSI-se ne Kuvendin e Shqipërisë, ne vitet 2013 – 2019 ! Nisur nga ky kontribut, anëtarësia e kësaj force politike dhe forumet e larta drejtuese e kane kandiduar serish për deputet, dhe kryeson listën e kandidaturave e LSI-se për Qarkun e Shkodres ne zgjedhjet e 25 prillit.