Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e pyetur nëse njohin de facto Rithemelimin si shumicë opozitare në Kuvend pas negociatave për kthimin në normalitet, tha se është parti e marrë peng, por PS po bën detyrën e saj duke respektuar deputetët e zgjedhur nga qytetarët pavarësisht se kush e komandon. Spiropali tha se kjo nuk është marrëveshje me non grata.“Se çmendoj unë për non gratën nuk e them sot, tani që është i mbyllur në shtëpi. Ia kam thënë në sy në Kuvend kur nuk ishte i mbyll në 20 metra katrorë të Kuvendit, kjo nuk është marrëveshje as me grata as me non grata, kjo është detyra jonë që kemi bërë me përgjegjësi. Flamujt e radikalizmit ngrihen edhe për të mbuluar cështje partiake, ajo është parti e marrë peng, por deputetët janë të zgjedhur dhe ne i respektojmë.Ne njohim institucionet, depuetët, ne debatojmë me ta, pavarësisht se kush është pas tyre. Unë besoj se sot jemi të gatshëm të themi që deputetët duhet të jenë në Kuvend pavarësisht çështjeve të drejtësisë që nuk zgjidhen në kuvend”, tha Spiropali.
Hyrje Fjala per Ju... Elisa Spiropali: Parti e marrë peng, respektojmë deputetët! Jo marrëveshje me non-grata