Bona Mulaj Lluka
AS…
Ke ik pa t’ndal
je kthy me i’ fjalë
e prap s’m’ke pas
as lan’ as dashtë
E n’sy tu t’pa
t’kam than s’ka ma
nën za tu u fik
as dashtë as ik
Kohë tu u nga
as bashkë as nda
As ik as ardhë
harrese
as mall!
NAN PO IKU …
Po iku nan!
Mbush i kam krahët me përqafime malli
E tuj drujt se po m’ik ama
i mbaj kryqzu.
Kryet mbrapa s’muj me e kthy
se tutna qepallat s’kan aq forcë me mi mbajt lotët.
E betu jam mos me qajt..
Palu jau kam teshat e mbi tavolinë darkën j’ua lash gati
Ju baftë mirë nan!
Prej xhamash numëroj kilometrat e lanë mas
E nër lutje t’përshpirtshme kapërdij mallin.
Se Nanat bir din me i qep plagët.
Sot 18 vite pa ty Rugovë!
Bekimin kam ardhë me t’kerkue!
Ka kohë dashtë me ardhë me t’pa kam
E nji lulekuqe prej bjeshkëve t’mia me ta pru
me t’heq mallin
Pak ujë kristal bore me t’lag buzën e me t’qu
T’ka ardhë motra!
Andërr e pata sa ke gjallë me t’shtrëngu dorën,
e me t’thanë ma jep bekimin tan.
E pak urti Ati me t’kërkue
t’ua qoj nipave
Se brezat etnit duhen me i dit.
Me dit sa fort e deshte këtë tokë
si ai djali i mire jetim që qon dorën.
E tuj b’za prej s’largu thrret-
Boll ma!
Tash n’shpi teme ka Zot
Muret tan shosh mi keni ba,
e tavanit mi ka ik mloja
po trarët i kam t’fortë
Jam gjallë!
Vdekjen mshtolla rreth qafës gjatë
po jo prej tute.
Për shqiptarin korija asht e randë
se vdekjen borxh e kena
Sot erdha!
Si ajo bija e mirë mallue
Vesh kam nji tis krenarie
e n’gji t’kahershmen andërr
me t’kërku bekimin.
Bota t’njohu per urti,
E mënçurine krahol e veshe Rugovë!
Kosovë!
T’paqa lan beku per ça rrite!