Këtë të enjte Italia është tronditur nga një krim i rëndë. Raffaele Caiazzo, 44-vjeç ka vrarë nusen e djalit dhe dhëndrin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo, në provincën e Napolit, ku dy kunetër u qëlluan dhe u vranë nga vjehrri i tyre.
Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën midis Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso, i pari në rrugë, i dyti në një apartament.
44-vjeçari është dorëzuar në polici, ndërsa pas hetimeve të para dyshohet se shkak për këtë është bërë një lidhje e mundshme dashurie mes dy viktimave