Menjëherë sapo është bërë publike vizita zyrtare e përfaqësimit në nivelin e dytë, në Komunën e Tuzit , nga Bashkia M.Madhe. Ky takim është kryesuar nga nënkryetari i bashkisë Sytki Ndrecaj , i cili për hirë të së vertëtës edhe më parë në postin e nënprefektit ka patur shumë vizita në komunen aso kohe urbane të Tuzit.Gjithësesi duket se mbas kaq vitësh ka qënë një dosje e kuqe e cila mbahej në dorë nga këshilltari i kabinetit të kryetarit të Bashkisë, ku në këtë dosje mësohet të jënë listat e përbashkëta të dëshmorve nga të dy anët e e kufirit. Ndaj këtij realiteti ka bërë publike një reagim dinjitoz “Mjeshtri i Madh”Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Malësia” Ilmi Kurti. Ne po e botojme këtë reagim ashtu të pa retushuar…
Faliminderit kryetari i Komunës Tuz zotni Nikë Gjeloshaj që ke tall by….. me “përfaqësuesit” bazhibozhukë të Tonin Marinës që i sponsorizon dhe u paguan rrogë.Me çfarë tagri kërkojnë ata që janë shtet tjetër dhe Republikë në vete dhe duan të rregjistrojnë deshmorë të atdheut të rënët në republikën e Malit të Zi. O injorantë shteti i Malit të Zi ka ligje e rregulla.Ne e dim që vidhni fonde në Bashkinë Malësi e Madhe gjoja po rregjistroni deshmorët,po kush jeni ju? Çfarë tagri keni? Kë përfaqësoni.Ju jeni sahanëlupirës jo përfaqësues të gjakut që derdhër nga të parët tanë .Me gjakun e malësorëve nuk keni shance të talleni .Ju jeni përfaqësues të ish përsekutorëve dhe pasues të rregjimit që e vodhët atëhere e po e vidhni prapë.Ju krenoheni me tre ish kriminel që përdori Rregjimi i Enver Hoxhës për përsekutimin e malësorëve për 47 vjet ,kryesisht malësorët Katolik të Shkrelit,Kastratit e Kelmendit.Ne ju njohim mirë çfarë qëllimesh keni,mendoni se pastroni figurat tuaja se gjoja po zbardhni deshmorët e atdheut.Po ata 47 të vrarë e vdekur në burgje me firmat e familjarëve tuaj ku do i çoni,Turp për Malësinë e Madhe në dorën e kuj ka ra. Ku do shkoni kur të publikohen dosjet dhe të dalin e verteta.Nuk ka shance të luani me gjakun e të parëve tanë,provojeni po deshët.Shkoni lupijeni ndonjë koc në anën tjetër se malësorët atje janë bukëdhënës,por ne mos gaboni të na cënoni dinjitetin .