
Në ditën e sodit, marrja rrin, i zoti se len dhe pseudo intelektualët i thurin “lavdi” me porosi.
Hajde Bashki hajde!
Arritjet e tua:
1- Pedonalia, miliona euro investim dhe sot është kthyer në gëmadhë. Nuk ka viza të bardha ku të kalojnë qytetarët, apo tabela shoqëruese, nuk ka parking, nuk ka sinjalistikë, ka një shesh “Nomur” dhe një shtyllë metali të murrëm, që duket si skllav i harruar nga lufta, por kurrësesi lavdi për dëshmorët gjakun e tyre nuk e nderon.
Të gjitha këto kanë kushtuar miliona lekë të vjedhura nën dritën e diellit. ( nuk po i hy objektëve që u prishën në mënyrë selektive dhe pagesat qesharake)
2- Grabitja e tokave në Kelmend dhe ndërtimi i HEC-ve pa miratim nga KB( kur kam qënë këshilltare i kemi rrëzuar këto kërkesa)
U shkatërrua lugina e bukur e Cemit dhe pamjet e bukura të kësaj zone.
3- Investime selektive mbi baza që dihen tashmë….
4-Fryrja e stafit që punon në Bashki është sa ai i kryeqytetit hahemi dhëmb me dhëmb me Lali Plehun.
Nuk po i hy pastrimit…
Nuk po i hy cilsisë së investimit në shkolla që janë fasadë…
Nuk po i hy furnizimit me ujë…
Nuk po i hy trasparencës që është zero…
Nuk po i hy aktiviteteve kulturore qesharake deri në dhimbje.
Një sukseses ka kjo Bashki, tejkalim plani me tituj “Qytetar Nderi”