
Institucioni i Bashkisë Shkoder, si institucion përgjegjës për të garantuar ruajtjen e qetësisë e sigurinë e qytetarëve por edhe ruajtjen e imazhit të qytetit të Shkodrës pavarësisht nismave sporadike ende vijon të mos marrë asnjë masë për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike.
Prefektura Shkoder ka përcjellë me shqetësim ngjarjet e ditëve të fundit ku kuaj të pa shoqëruar e të pa shqetësuar nga askush shëtisnin lirisht në rrugët e Shkodrës.
Nisur nga ky fakt, një bashkëpunim i mirë me Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, morëm masa të menjëhereshme në zgjidhjen e rastit, duke i shoqëruar kuajt tek pronari i tyre i cili u gjobit me 25000 lekë të reja për shkelje të ligjit veterinar për braktisje të kafshëve ,ndotje të ambientit publik dhe rrezikim të jetës së qytetarëve.

Ndërkohë Bashkia Shkoder si institucioni përgjegjës për situatën e krijuar dhe që duhet të nderhyje në mënyrë të menjëhershme vijon të tregohet indiferente dhe aspak bashkepunuese per zgjidhjen e ketij fenomeni të ndjeshëm publik që na prek të gjithëve.
Nisur nga fakti që jemi në mesin e sezonit turistik përveçse rrezikut që i kanoset qytetarëve prania e kuajve në rrugë po dëmton rëndë imazhin e qytetit ndaj në këtë kuadër kërkohet bashkërendimi i punës dhe marrja e përgjegjësive institucionale për tê siguruar mbrojtjen dhe heqjen e tyre nga rruga.