Trukuan ndeshjet/ Dënohen me 5 vite përjashtim tre klube të kategorisë së dytë.

0

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka vendosur ditën e sotme përjashtimin për pesë sezone të tre klubeve të Kategorisë së Dytë, konkretisht Bulqiza, Gramshi dhe FC Internacional Tirana dhe dënimin me dy vite të zyrtarit të ndeshjes Bulqiza-Veleçiku, Memet Koçi, për dështim në raportimin e shkeljeve të Kodit të Etikës.Ky vendim vjen pas hetimit të nisur më datë 27 prill 2022 në lidhje me dyshimet e arsyeshme për paracaktim rezultati në ndeshjet FC Bulqiza- KSSH Veleçiku, Oriku-KF Gramshi dhe FC Internacional Tirana-Luzi 2008.FSHF i qëndron vullnetit të saj për tolerancë zero ndaj fenomenit të paracaktimi të rezultateve të ndeshjeve. Rezultatet sportive në të gjitha garat kombëtare do të duhet të jenë produkt i paraqitjes në fushë, i faktorëve sportivë dhe në mënyrë kategorike nuk do të duhet të ndodhë dhe nuk do të lejohet ndikimi i faktorëve të jashtëm mbi një ndeshje futbolli.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.