Drejtori i ri i Gjimnazit Tuz , një intelektual i sprovuar

0

Ministria e Arsimit të Malit të Zi në krye me Dr. Damir Shehoviq emëroi Behar Nikaj për drejtor të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz.Behar Nikaj, me profesion është ekonomist i diplomuar në fakultetin Ekonomik të Univerzitetit të Malit të Zi. Shkollën fillore e përfundoi në Dinoshë si nxënës gjenerate. Gjimnazin e përgjithshëm e përfundoi në “25 Maji’ në Tuz si pishtarë dhe fitoi çmimin “Më të mirët e gjimnazit” (me dy kandidatër tjerë në mësim në gjuhën shqipe).Në arsim angazhohet si profesor matematike në gjimnaz në vitin 2013. Punoi edhe në shkollat fillore “29 nentori” dhe “Mahmut Lekiq” në Tuz.Në  vitin 2018 kthehet në shkollen e mesme të perziere “25 Maji” i angazhuar si profesor i lëndeve ekonomike, ku poashtu i angazhuar si ICT koordinator dhe koordinator i drejtimeve profesionale.Ky është  infarmacioni që  vjen   nga qyteti i Tuzit  nepermjet   “Malësia  Org”. Nderkaq   këto emrime  ngjasojnë  si   emrimet e  drejtorave në  qarkun Shkodër, ku pritet  të dorhiqën   mjaft  drejtora  për tu emruar  “trimat” e fushatës.rëndesi ka që  në Tuz tashmë  nuk ka fushatë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.