Sonte kemi mysafire , një poete, krejt të veçantë.Dhe ja ku është e veçanta. ka një forcë vargu, një peshë mendimi, që realisht edhe lexuesit duhet të jenë në këto nivele për ta kuptuar, dhe ngulitur mirë në mëndje at çfarë thot poetja Balla. Ndaj redaksia e revistës “Fjala” përzgjolli këtë cikël me poezi dhuratë lexuesve , në këtë mbrëje , të kesaaj nate të familjes.-Redaksia-
Poezi nga :Drita Balla
JETA –
Ngjizet jeta në strehëzën e ngrohtë të nënës.
Aty, në errësirën që shkëlqen.
Se drita, s’do dritë të ndriçojë,
shëmbëlltyrën nëpër shtresat e shpirtit e gjen.
Çelja e syve hapi i parë dhe
kumbimi i zërit si zog perëndie.
Rritet, mbrun ëndrra në kaltërsi qiellore,
nëpër shtigje dashurie.
Shkel rrugë e pa rrugë nëpër flatra muzgu.
Me stuhi zemre ndërton ditët.
Thur shallin me ngjyra që valëzon në fushat e saj.
Në ecje, pa histeri e rrecoke ndjenjash të mefshta,
zëri i brendshëm për dashurinë
buçet si altoparlant.
Begaton buzëmbrëmjet me festa përvjetorësh,
e si bahçevan ngjiz hyjnoren
drejt amëshimit në parajsë.
Vashëz e Çajupit
Baluket mbi ballë,
flokët dredha – dredha.
Kur del mbi Çajup moj,
gërshet t’i bën era.
Refreni:
Hyjneshë e malit,
që ndriçon ndër shoqe.
Thërmon edhe gurët,
bukuria jote.
Sytë e tu të shkruar
me ngjyrë ulliri.
Kanë dritën e Hënës moj,
Diell të shkrep syri.
Vashëz e Çajupit,
rrethuar me lule.
Bukuritë e tyre moj,
mbi buzë i vure.
Kur afrohesh fushës
i shton bukurinë.
Gjithë krojet e malit moj,
si kurorë të rrinë.
maj 2020
“Bisedë me Çajupin”…
Kemi pirë një ujë
jemi nga një baltë
ndaj te zgjodha Ty,
të them disa fjalë.
Po të zgjedh dhe vargun,
ritmin tënd të dlirë,
mos ma ki merakun,
do ta ruaj mirë.
Më mirë flas me Ty,
që jeton në shekuj,
s’ më kupton njeri,
shumica ” ka vdekur”.
Shkon analfabeti,
zë një pozicion,
ku punon i shkreti
dot nuk e tregon.
Kongresi i Përmetit
u mblodh në Berat.
Frashërit e Rilindjes,
dalin dy më pak.
Ka dhe deputetë
shuaje kureshtjen!
S’lidhin dot dy fjalë
dhe kanë zgjedhur heshtjen…
Dhe ne Parlament
tallen, kuvendojnë.
Pika që s’u bie
prej popullit rrojnë.
Po të të tregoja
Maliqin e ri,
me lot do të shkruaje:
“AH MOJ SHQIPERI”…
04/05/2017
Je emri i jetës gjallëruar.
Shpirti më i paqtë, zbulon bukurinë.
Mishërim i gjallë ndjenjash, dëshirash.
Drita ngjyraplot që mbulon gjithësinë.
Je piktura, një copë qiell aty merr frymë
për të mos zbehur e humbur të vërtetën.
Nëpër vargje ëndrrash, në rrebesh të fantazisë,
zhgrryen e pastron pluhurat e jetës.
Je poezia, hareja e mendjes, çdo çast rrit
me gjallëri frytin e shpirtit fisnik, rinor.
Rrit forcën e aktorëve bukurtingëllues.
Bukuritë e peisazheve kur jetën përgjojnë.
Je muzika, drita e shpresës nën rrënoja shpirti.
Ushqen shtigje, rrjedha mendimesh me melodi.
Largon copa urrejtjesh me tinguj ndjenjash.
Fton vellon e reve në jehona jete,
vallëzim me harmoni.
2 maj 2020