90 Vjetori i Ditëlindjes së Zotni Nardit !

0
130
NGA  MUSA KURTULAJ
Emrin ka Ferdinand Bushati, por në Shkoder gjithnjë e kanë thirrur dhe e thërrasin ” Zotni Nardi”! Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe lule Këtij zotnie i festuan mrekullisht pasdreken e sotme, ajka artistike e Shkodres por edhe miq të ardhur nga Tirana, 90 vjetorin e lindjes ! Zotni Nardi, drejtor i qendres artistike-kulturore ish Klubi i Rinisë “Heronjtë e Vigut” në Shkoder, nga viti 1967 deri në vitin 1991, vlerësohet si nder ato personalitete të kulturës në Shkoder që punuan pa njohur lodhje per edukimin e artistëve të rinjë, që do të bënin emer në nivel kombëtar e nderkombëtar ! Nuk ka këngëtar, instrumentist, aktor, skulptor, piktor, letrar….Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të brendshme.në Shkoder, nga viti 1967 e deri në vitin 1991, që të mos ketë ketë hedhur hapat e para të talentit në ish Klubin e Rinisë ” Heronjtë e Vigut” ! Identifikoheshin “imët” nga zotni Nardi me bashkëpunëtorët e tij, dhe “pasaporta” e parë artistike që merrnin këtu ishte garancia e sigurtë në rrugëtimin e tyre edukativ artistik se kishim të bënim me talente, dhe jo me “artistë artificialë” që i falen teknologjisë kompjuterike!Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të brendshme Zotni Nardi nuk ka as dekorata dhe as tituj ! Punë e madhe, ka mirënjohjen e ARTISTËVE ! Kjo eshtë e pazëvëndësueshme ! E treguan edhe sot mrekullisht në 90 vjetorin e lindjes së zotni Nardit, këtij fisniku të Shkodres !Mund të jetë një imazh i 2 persona

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.